TIRANE - Deputeti socialist Erion Braçe ka postuar në profiling e tij në Facebook një fotografi të asaj që ironikisht e ka quajtur “faturë tatimore” të kafenesë së Kuvendit shqiptar. Braçe kështu denoncoi mungesën e një kase fiskale në kafenenë e Parlamentit shqiptar ku “nuk paguhet as TVSH.

“Kjo është fatura ‘tatimore’ që të japin në kafenenë e Kuvendit! S’ka kasë fiskale! Madje nuk paguhet as TVSH! Doni më për zbatimin e ligjit në Kuvend?”, shkruante sot në profilin e tij në Facebook deputeti socialist.

Në foto duket një copë letër ku është shënuar me shkrim dore lista e produkteve të konsumuara. Një byrek kushton 60 lekë për parlamentarët shqiptarë ndërsa një çaj vetëm 50 lekë.

Kjo është foto e plotë e postuar nga Braçe:

braçe fature bar kuvend

(im/shqiptarja.com)