Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka theksuar se nesër pret nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë kërkesën për Shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani dhe Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi.
Por pavarësisht zhvillimeve të fundit me arrestimin e Fullanit dhe Golemit, deputeti socialist thekson se axhenda e Komisionit të Ekonomisë nuk do të ndryshojë.
“Do të degjojë në seancën dëgjimore të lajmeruar një javë më parë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi dhe Adrian Civici.
Dëgjesa ka në thelb përmbushjen e detyrës së anëtarit të Këshillit Mbikqyrës sipas përcaktimeve të bëra në ligjin "Për Bankën e Shqipërisë”, shkruan deputeti i PS-së në rrjetin social Facebook.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com