TIRANE - Deputeti i partisë Socialiste Erkon Braçe nuk ka mundur ta fshehë gëzimin që në Lushnje nuk ka asnjë metër katror tokë të përmbytur si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati.
Me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook, Braçe shprehet se kjo është hera e parë në 20 vjet që Lushnja nuk përmbytet dhe kjo arritje është falë punës që është bërë nga Bordi i Kullimit në Lushnje.

Më poshtë statusi i plotë i Erjon Braçes
 
Për herë të parë në 20 vite;
ASNJE METER KATROR TOKE BUQESORE NE LUSHNJE 
NUK ESHTE PERMBYTUR!!
Megjithë prurjet historike të ujrave, 
arritëm të mbrojmë e kullojmë çdo metër katror tokë!!
Punuam në verë për të qenë kështu në dimër!
Një bravo e madhe Bordit të Kullimit në Lushnje, 
Ledio Gjyles dhe një më një çdo punëtori të këtij Bordi!
Në verë u vadit si kurrë më parë në 20 vjet; 
në dimër nuk u përmbyt kërkush si kurrë më parë në 20 vjet!

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)