Braçe: Kuvendi, taksë e re:
Shqiptarët do paguajnë 35 euro secili

Braçe: Kuvendi, taksë e re: <br />Shqiptarët do paguajnë 35 euro secili
TIRANE- Menjëherë ka reaguar Erion Braçe, nënkryetar i grupit parlamentar të PS, mbi projektin për kuvendin e ri, konkurs i cili u zhvillua paradite në selinë e kuvendit. Në profilin e vet në facebook, deputeti socialist shkruan: Sali Berisha ju imponon shqiptarëve të paguajnë 105.7 milionë euro për parlamentin e ri.

Kryeministri Berisha vuri veton për të zgjedhur projektin e studios vieneze, të parazgjedhur më parë. Pas rritjes së vlerës së ndërtimit, studio vieneze do të marrë vetëm për projektin 10.2 milionë euro. Llogaria: Do paguhen 750 mijë euro për deputet. Shqiptarët do paguajnë 35 euro secili për këtë parlament te ri. Kjo është një supertaksë për dy vitet në vijim. Mbi të gjitha: u shkel ligji për prokurimin publik, u zgjodh vlera më e lartë. I vetmi Bode që belbëzoi për këtë. Por, vendosi Berisha” shkruan Braçe për përzgjedhjen e studios së parlamentit të ri.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Skavica/ Tom Doshi bashkohet me Rithemelimin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Dibër për mungesë kuorumi

Skavica/ Tom Doshi bashkohet me Rithemelimin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Dibër për mungesë kuorumi