TIRANË – Deputeti socialist Erion Brace ka reaguar pas incidentit me drejtorin e ujësjellësit në qytetin e Kavajës. Braçe komentoi në rrjetin social se Gentian Daja është emëruar nga bashkia dhe rrëmbyer nga policia.
“Në Kavajë policia rrëmben nga zyra drejtorin e ujësjellësit të emëruar nga Bashkia!! Kuptoni? Në Tiranë i rreh populli, në Kavajë policia!”, shprehet deputeti socialist.
Braçe vijon më tej me inspektimin që kryebashkiaku Basha i bëri sot zonës së Kodrës së Priftit, ku sipas tij qytetarët janë rebeluar me bashkinë e Tiranës, për shkak të mungesës disamujore të ujit të pijshëm.
“Njerëzit te Kodra e Priftit gati mbysin Lul Bashën, Tritan Shehun dhe Ilir Kokonën – të gjithë pushtetarë! I kanë lënë pa uë prej 2 muajsh!”, komenton Braçe.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com