Braçe për ndeshjen: Ishin
penallti dhe ja bëjnë muuu!

Braçe për ndeshjen: Ishin<br />penallti dhe ja bëjnë muuu!
TIRANE - “Humbëm dhe e merituam! Penalltitë nuk janë alibi! Ishin penallti dhe ja bëjnë muuu!". Kështu shkruan deputeti socialist Erion Braçe në faqen e tij në 'Facebook', pas humbjes 0-3 kundër Izraelit , mbrëmjen e djeshme në ‘Elbasan Arena’.

Deputeti Braçe, i njohur si një tifoz i zjarrtë i futbollit,  konsideron se humbja nuk ka lidhje me askënd, pasi ekipi u shpërbë në nivel amatorësh.

“Humbëm dhe e merituam! Penalltitë nuk janë alibi! Ishin penallti dhe ia bëjnë muuu! Ekipi u shpërbë deri në nivel amatorësh! Kjo është e vërteta dhe e vërteta të ndihmon të ngrihesh! Faji tek arbitri, do na shpërbëjë sërish! Kaq”, shkruan Braçe.

Duke iu përgjigjur komenteve në statusin e tij, Braçe poshtë vijon: “Nuk ka asnjë lidhje me Dukën apo Qukën. Fare. Penalltia e parë ishte penallti që çke me të. Madje gabim që në mesfushë, pastaj në mbrojtje, pastaj në dyluftim. Penalltia e dytë është fiks ashtu, penallti dhe e shkaktuan vetë. Kaq! Të tjerat janë merri me lëng”. 

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve