"Ky s'është as proces serioz, as i drejtë, as i ndershëm e mbi të gjitha, s'ka lidhje fare me interesin e popullit! E dyta: moralisht, zotëria s'mund të kandidojë! Vetëm 3 javë më parë ka votuar në kushtet e konfliktit të interesit të qëndrojë në detyrën e gjykatësit kushtetues dhe pse i ka mbaruar mandati prej kohësh! Zgjodhi të permbushë interesin politik të maxhorancës dhe jo ti bënte nder Kushtetutës e Gjykatës! Një tjetër gjykatës, koleg i tij refuzoi të bëjë këtë dhe dha dorëheqjen! Kaq për të kuptuar se ç'drejtësi do kemi nën këtë kandidat për President", tha Braçe. "Kandidati për president qënka "udhëheqësi shkencor" për temën e doktoraturës së nënkryetares së PD dhe njeherësh kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli", akuon Braçes. Besoj tani jeni te qarte se sa "konsensual" eshte kandidati i partive te Qeverise!
(sg/shqiptarja.com)