“Hetim dhe ndëshkim për krimet me buxhetin të ardhurat borxhin publik, borxhin e fshetë”- shkruan Braçe në postimin e tij në facebook, duke nënvizuar se hetimi duhet të bëhet tani “para se Piramidate tyre të kenë efekt”
Ai akuzon ish ministrin e Financave Ridvan Bode se ka thyer ligjin për buxhetin e shtetit 2012.
POSTIMI I BRACES NE FACEBOOK
QEVERIA DUHET TE PRANOJE SFIDEN E BERISHES E BODES:
HETIM E NDESHKIM PER KRIMET ME BUXHETIN, TE ARDHURAT, BORXHIN PUBLIK, BORXHIN E FSHEHTE, EKONOMINE KOMBETARE!
TANI, PARA SE PIRAMIDAT E TYRE TE KENE EFEKT!
Ne vitin 2012 ndodhi gjithcka!
Ne kundershtim me parimet e pergjithshme te hartimit e zbatimit te Buxhetit te Shtetit;
Ne thyerje te forte te ligjit “Per Buxhetin e Shtetit 2012”dhe te ligjit “Per
Menaxhimin e Sistemit Buxhetor”;
Ne thyerje te rende, te njeanshme e pa kthim, te rregullave fiskale te pranuara konsensualisht, ne mbrojtje te interest publik e ne frenim te interest politik dhe electoral ten je Qeverie;
Ne dem te ekonomise kombetare, sipermarrjes private dhe ekonomise se vogel te nje familje te zakonshme, me ngushte, ne dem edhe te te ardhurave individuale te kujtdo, pensioniste, invalide, punetore, nepunes, ruajtes rendi apo ushtarake.
Por me perfitues, perfitues te qarte:
Nje klientele te vogel dhe te perhapur kudo, vecanerisht ne sektorin public te ekonomise sote te vogel, ne kontrata publike, ne koncesione te pasurise kombetare natyrore, ne sherbime publike dhe koncesione te sherbimeve publike-te gjitha monopol, ne favore dhe lehtesi fiskale, ne perjashtime nga rregulli i gjithezbatuar per cilindo konkurent, ne skema hem legale e hem mashtruese perfitimesh prej rimbursimit te TVSH, ne skema te mirfillta kriminale te mospagimit te detyrimeve fiskale, sic skema gjigande e “Lojrave te Fatit”.
Sali Berisha ne cilesine e Kryeministrit e mbajti fjalen;
I BERI TE GJITHA!!
Kur Buxheti 2012 u miratua ne Kuvend, ish Kryeministri tha:
“Une prisja te vinit ketu me buxhet te votuar ne komisionet parlamentare, por ju e keni kundershtuar Buxhetin. Une do te votoja me ju, ne rast se ne do te sillnim nje buxhet me deficit buxhetor 5-6%, ne rast se ne do te sillnim nje buxhet, ne te cilin borxhi public do te shkonte 70%. Une do te votoja me ju, ne rast se do te synoheshin te perdoreshin manovrat inflacioniste per qellime utilitariste”.
Pooo, e vertete eshte, ne votuam kunder ketij buxheti. Ai votoi pro.
Ne votuam kunder nje “Buxheti te Rreme”, ne cdo tregues themelor te tij:
Rritja ekonomike, te ardhurat e pergjithshme, te ardhurat tatimore e doganore, shpenzimet, deficit buxhetor, borxhi publik.
Pikerisht ne reference te ketyre treguesve buxheti ishte i rreme.
Ja ku jemi, eshte provuar!
Sali Berisha na tha “borxhi 70%”, “deficit buxhetor 6%”.
Ju deshen 21 muaj, nga janari2012 ne shtator 2013, por ja doli.
Ai eshte burr ii fjales se mbajtur!
Ne fakt ministri i tij genjeu, madje genjeu fort.
Ne sallen e kuvendit, ish ministri i Financave ne nentor 2011, tetor 2012, nentor 2012 tha:
E para:
“Projekti i vitit 2012, synon ruajtjen e karakteristikave ten je borxhi publik ne zvogelim, per shkaqe qe vijne nga vete buxheti: sigurimi in je suficiti primar, nje borxh i sherbyer me kosto te ulet ne mesataren e viteve te shkuara me maturitet ne rritje dhe neutral per ekonomine. Kriza e borxheve sovrane , sidomos te zones se euros dhe kostoja ne rritje e tyre, cka ka futur ne krize buxhetet e nje sere vendesh, kerkon nje vemendje te shtuar, por une ju deklaroj me siguri se buxheti public i Shqiperise nuk perben rrezik per te demtuar ekonomine dhe ecurine e saj pergjate vitit 2012”;
E dyta:
“Stoku i borxhit public, sipas programit te hartuar nga Qeveria eshte vleresuar te mbetet ne te njejtin nivel me ate te fundit te ketij viti. Megjithate duhet evidentuar fakti se me nje propabilitet te larte ky nivel stoku public do te jete maksimumi i mundshem”;
E treta:
“Viti 2012 eshte viti qe programon nje deficit prej 3% te GDP dhe nje suficit primar prej 0.6% e GDP. Ne terma absolute borxhi public do te jete sa 41 miliard leke ose 12% me i ulet nga deficit i vitit 2011”;
E katerta:
“Nje element qe duhet vleresuar me deficitin e vitit 2012 ka te beje me strukturen e tij. 18.5 miliard, qe perbejne me pak se 1.5% te GDP do te jete huamarrje e brendshme dhe pjesa tjeter jane kredite e zhvillimit te kontraktuara nga qeveria shqiptare me bankat donator dhe afate te gjata sherbimi dhe norm ate ulta interesi”;
E pesta:
“Ne te njejten dinamike ne programojme per vitin 2012 nje rritje ekonomike prej 4.3% te GDP qe eshte rreth 25% me e larte se mesatarja e programuar ne rajon”.
Cfare genjeshtrash!!
Ti marrim me rradhe.
E para:
Borxhi public nuk u zvogelua kurre. Perkundrazi, keta e rriten shume. Zyrtarisht me 2 pike perqindje te GDP duke e cuar prane 62% te GDP.
Zyrtarisht kaq sepse realisht shkoi me shume se kaq, shume me teper se kaq, pr shkak te borxheve ndaj sipermarrjes private, qellimisht dhe ne menyre kriminale te pa rregjistruara.
E dyta:
Treguesi i suksesit te ish Ministrit, “suficiti primar”, nuk rezultoi, nuk egzistoi qe prej gjysmes se vitit qe shkoi.
Ish ministri i Financave e ngaterron shepesh dhe me qellim kete tregues, per te mos thene qe genjen me te;
Une nuk e besoj se ish ministri (Kryeministri i tij mundet pasi eshte tipiku i te paditurit ne kete leme, Berisha them) nuk e di se ky tregues llogaritet si diference mes vleres se deficitit buxhetor dhe vleres se shpenzimeve te interesave te borxhit. Po te qe ndryshe atehere nuk kam me cte them.
Diferenca ishte negative dhe ky quhet “deficit primar”, jo “suficit primar”.
Ky eshte treguesi kryesor qe tregon tendencen e borxhit.
Borxhi po rritej dhe te dy, ish Kryeminister e ish Minister, bene asgje per ta ndalur, thjesht e rriten dhe me tej, ne kurriz te cdo shqiptari.
E treta:
Per arsyet e mesiperme, stoku i borxhit public nuk mbeti ne te njejtin nivel;
Asfare, edhe ai u rrit, ne perqindje ndaj GDP por edhe ne vlere absolute, pertej parashikimit.
Shqiptaret tani duhet ta dine:
Vetem ne dy jave ne netor e dhjetor te 2012-tes, borxhi public u rrit nga 815 miliard ne 822 miliard, pastaj nga 822 miliard ne 828.2 miliard;
13 miliard me shume ne vetem 2 jave! 130 milion dollare!
E katerta:
Deficiti buxhetor kerceu ne mbi 3%, arriti ne 3.5%, suficiti primar sa 0.6% e GDP-nuk arrij te kuptoj pse ministri insiston me nje genjeshter te tille-nuk ndodhi kurre, perkundrazi, ishte deficit primar sic spjegova me lart, ne terma absolute nuk qendroi asnjehere 41 miliard por 45.8 miliard dhe ishte sa ne vitin 2011, asnjehere me pak sic genjeu ministri, madje me i keq.
Ne te njejtin trend, huamarrja e brendshme kerceu nga 18.8 miliard qe percaktoi ish Ministri, ne 26.4 miliard, ndersa huamarrja nga kredite e zhvillimit nga 22.3 miliard, zbriti e perfundoi ne 19.3 miliard, duke permbysur raportin pozitiv te pretenduar, perseri ne dem te qytetareve.
E pesta dhe e fundit:
Rritja ekonomike nuk arriti kurre shifren e rreme plus 4.4% te GDP, u zvogelua frikshem deri ne plus 1.6% te GDP.
Madje madje duke shenuar nje trend e fakt historic:
Ne vlere absolute, GDP u rrit vetem me 34.4 miliard leke, kur borxhi publikn u rrit me 45.8 miliard leke.
Pra;
Ekonomia e Sali Berishes, tamam kjo qe kemi trasheguar, nuk funksionon, rritet shume me pak se borxhet qe merr!!
Kjo eshte kriza dhe drama njeheresh!!
Ne ane tjeter, ish Kryeministri dhe ish Ministri e dine se eshte edhe me keq se ka.
Qysh ne vitin 2011, KLSH, nje institucion kushtetues dhe i pavarur ne kete vend, beri detyren, i kontrolloi, i kapi me borxhe te tjera, kryesisht ndaj sipermarrjes, teresisht te pa kontabilizuara.
Ju kerkoi institucionalisht te njihnin kete borxh, ta rregjistronin, ta kontabilizonin, te hartonin nje strategji shlyerje dh eta shlyenin.
Ata, te dy, ish Kryeminister e ish Minister bene perseri asgje! Thjesht perserisnin: nuk i kemi borxh asnje sipermarresi. Tani qe ne po e bejme kete na thone: perse nuk po e beni auditimin me KLSH?! Qarte! KLSH ua kerkoi ta benit ju dy vite me pare. Ne natyrisht qe do e bejme, pune ditesh dhe shifra eshte e qarte, ze me ze e kompani me kompani.
Ne ane tjeter, te kundert me rekomandimet e KLSH, te dy bashke e zmadhuan skemen, e madhe per shkak te zgjedhjeve locale e para zgjedhjeve politike, skema u rrit dhe me fort, kantieret u shtuan por pa ju paguar gje per kontratat publike ose fare pak, deri tek 10% -shi i tyre i rryshfetit.
Pra,
Rriten edhe kete borxh, akoma me shume, duke kthyer krizen e buxhetit ne krize te sipermarrjes dhe tani edhe te vete ekonomise.
Dua ta them sot:
BORXHI NE KETE SKEME ESHTE SHUME ME I MADH NGA SA UNE MENDOJA, NGA SA UNE E TE TJERE KOLEGE KEMI PERMENDUR, DITET MBARUAN DHE SHIFRA DO TE JETE PUBLIKE.
KY DO TE JETE MASHTRIMI ME I MADH NDODHUR NDONJEHERE PERMES E DUKE PERDORUR BUXHETIN E SHTETIT
Ish Kryeminister e ish Minister nuk paguan faturat, thjesht i shtyne ne kohe;
Ish Kryeminister e ish Minister nuk i rregjistruan borxhet per te mbajtur poshte e gojekycur sipermarrjen.
Te dy, nuk folen kurre per kete por ama ndertuan nje skeme tjeter korruptive qe nxirrte rryshfet per ta dhe te tjere te Familjes edhe nga shkelja e rradhes se thesarit per pagesat.
Jane mbi 100 fatura te tilla me nje vlere mbi 150 milion euro, paguar jashte rradhe dhe per qellime korruptive.
Te dy e dinin qe buxheti po rrezohej.
Te dy e dinin qe buxheti po prodhonte deficit primar.
Ky deficit po tregonte se borxhi po rritej, te dy perseri, edhe nje here bene asgje.
Ata e rriten borxhin.
Nxorren borxhin jashte kufijve te ligjit dhe ky eshte faj i rende.
Per te mbuluar fajin, si ne cdo rast t6e ngjashem vecanerisht me territorin, ndryshuan ligjin, erdhen ne Kuvend nje muaj pasi kishin shkelur rende ligjin dyhe ne menyre te nujeanshme hoqen rregullin fiscal qe e mbante borxhin sa 60% e GDP ne nivelin me te larte.
Pas kesaj nisi harbimi;
Ne fillim legalizuan borxhin e marre tej kufijve;
Me tej morren borxhin e ri per te mbuluar gropen ne te ardhura;
Ne fund, shtyne por ne bartje per 2013 te gjithe vleren e borxheve te fshehta, te pa kontabilizuara ndaj sipermarrjes dhe kategorive te ndryshme ne nevoje, invalidet te paret.
KY ESHTE KRIM DYHE ATA TE DY JANE PERGJEGJESIT.
Arritem ketu per shkak te favoreve kriminale ne tatime e dogana.
Sot qe flasim e kemi pamjen me te qarte;
Per 2012-ten mungojne ne tatime e dogana 18.5 miliard leke, 185 milion dollare;
Ka sherbyer vec nje ze:
Taksa nacionale dhe te tjera me rreth 6 miliard leke me teper.
Taksa qe i paguajne qytetaret, per te mbuluar ato qe nuk i paguan klientet e Familjes Berisha, madje madje nuk paguan por kthyen ne fitime vetiake edhe ato tatime e taksa qe qytetaret i paguajne sa here qe blejne buke, kripe, uje, energji, nafte.
KJO ESHTE GRABITJE DHE GRABITESIT DUHEN NDESHKUAR.
Per te kuptuar permasen po e detajoj:
Per 2012-ten, mungojne ne buxhet:
10.7 miliard leke TVSH;
5.1 miliard leke Tatim Fitimi;
6.3 miliard leke Akcize;
1.7 miliard leke Tatim mbi pasurine
Deri ketu mungojne 23.8 miliard leke, rrumbullak 240 milion dollare.
Po ndalem ketu per te bere nje pyetje jo qaramane por te drejte:
Mire qe keto para nuk shkuan ne buxhetin 2012, po ku shkuan?
Te gjithe bashke, ish Kryeminister, ish ministra, ish drejtore nuk kane me kohe per pergjigje politike.
KJO PYETJE KERKON PERGJIGJE LIGJORE.
Pergjigje te cilen une e dua nga Kryeministri Rama, pergjigje konkrete, te drejte, ligjore, pergjigje qe ndeshkon grabitesit e perfituesit, politike, egzekutive e sipermarres te pa ndershem e qe kthen ne buxhetin e shtetit cdo qindarka qe mungon aty prej clienteles ne krim e korrupsuion.
Ashtu sic kerkoj pergjigje edhe per keto:
Jane "kontratat" e make up-it politik, tamam ato qe ate fytyre te vjeter, te lodhur, te rrudhur e te mbaruar nga pushteti i tepert, abuzimi, korrupsioni, dhuna dhe vrasjet synonte ta shiste ne Amerike per Brad Pitin e famshem.
Keto nuk jane kontrata, jane thjesht “marreveshje angazhimi”, vetem dy flete, thjesht dy flete perms te cilave i jane marre buxhetit te shtetit million dollare pa asnje qellim serioz, te matshem e ne dobi te shqiptareve, Thjesht, ne dobi te suratit politik te nje njeriu, Sali Berishes.
Pa tender, pa gare, pa konkurence, ne fshehtesi te plote, pa tatime e taksa, pra pa paguar TVSH, Tatim Fitimi, Tatim mbi te Ardhurat Personale etj.
Me nje nen te posacem qe dikton heshtjen e plote, madje edhe 2 vjet pas skadimit te tyre. Tamam “Omerta”e Mafias por e kufizuar ne dy vjet.
Edhe ky eshte krim! Pergjegjesit jane politike! Edhe per tau ne kerkoj drejtesi.
Buxheti i Shtetit ne kete vend eshte dhe do te mbetet me i vogel se ekonomia kombetare.
Nje Buxhet i rreme sic a i 2012, 2013-tes ne vijim, korrigjohet, me dem mbi ekonomine, por nuk fshihet e nuk mbulohet.
Por problemi eshte ekonomia.
Nje ekonomi e ngritur mbi koorporata piramidale, te medha san je sector it ere i ekonomise, menaxhuar ne kushte monopoli prej vitesh, duke vrare lirine ekonomike, garen e konkurencen eshte problem.
Me te duhet te perballemi dhe kjo eshte barra me e rende.
Ne fillim CEZ, gjate 2012-tes u shfaq si koorporate piramidale, KESH prej maredhenies me te u shnderua ne nje tjeter te tille, ARMO ishte e u zhvillua si piramide deri ne fund, Albpetrol ishte, shkoi ne nje privatizim e ka mbetur ne dore e dere te shtetit sin je piramide. Ky eshte sektori i energjise dhe eshte i tille, piramidal dhe i mbytur ne borxhe. Eshte sektori me strategjik per ekonomine kombetare.
Pertej tyre, nje sere kompanish qe Qeveria e Sali Berishes i fryu me kot gjate ketyre viteve si “grupe te medha tregtare e industriale” kane teresisht karakteristikat e piramidave. Kane falimentuar prej vitesh, mbahen thjesht me borxhe te lidhura.
Flluska Belle Air shpertheu e para si e tille duke demtuar shqiptaret dhe jam i habitur se si nje seri udheheqesish te djathte te ketij vendi kane marre persiper ta mbrojne, kur ne parimet e tyre duhet te ishte tregu, liria, konkurenca dhe jo monopoli. Asfare monopoli. Ligjshmeria mbi te gjitha.
Buxheti duhet te kaloj permes rregullave te reja, te forta e qe nuk eshte me vetem nje, rregulli i borxhit, por edhe rregulli i te ardhurave, shpenzimeve, deficitit e patjeter borxhit publik.
Ekonomia duhet te kaloj sa me pare nga liria.