TIRANE – “Nuk ndodh kund që të festohet dita e ardhjes në pushtet”. Ky është komenti i deputetit socialist Erion Brace i publikuar në profilin e tij në Facebook, në lidhje me festën që demokratët pritet të zhvillojnë sot në kryeqytet me rastin e zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri, ato të vitit 1992, që sollën për herë të parë Kryeministrin aktual, Sali Berisha, në pushtet.

“Pas pak militantët e rregjimit, por më shumë të dhunuarit e rregjimit, do të dynden për herë të dytë në një javë në Bulevardin e Tiranës”, shkruan Braçe. Siç edhe shkruan vetë, deputeti socialist dëshironte të rikujtonte se “sot është dita e instalimit në Shqipëri të ‘Sulltanatit të Berishës së Parë’”.

(im/shqiptarja.com)