Braçe: Sula, pistoleta e pushtetit

Braçe: Sula, pistoleta e pushtetit
TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi sot se rasti i deputetit demokrat Dashnor Sula është simbolika se si një deputet I forcës qeverisëse mund të nënshtrojë institucionet në Shqipëri.
Edhe këtë herë në rrjetin social Facebook, Braçe e ka cilësuar Sulën si “pistoletën e pushtetit”.

“Raportimet e arbitrave, delegatëve, vëzhguesve për Federatën e Futbollit tregojnë zyrtarisht se deputeti Dashnor Sula ka hyrë në dhomat e zhveshjes së arbitrave e pasi i ka kërcënuar, në tualetin e kësaj dhome ka qëlluar me armë! Madje madje, më pas ka dërguar njerëz të lenë në atë dhomë një pistoletë lodër!”, ka shkruajtur sot deputeti socialist.
Sipas tij, raportimet e këtyre zyrtarëve në detyrë janë dëshmi me vlerë të plotë juridike për të nisur një hetim serioz.

“Duket qartë se deputeti ka shkelur çdo ligj e rregull, nga shkelja me vogël-hyrja në dhomat e arbitrave (e ndaluar kategorikisht), tek kanosja për shkak të detyrës (krim penal ky), vijuar me kanosjen me armë (krim penal edhe më i rëndë ky), duke e mbyllur me manipulimin e provave (kur ka futur një tjetër armë, lodër apo improvizuese) në dhomen e krimit!”, ka argumentuar Braçe.

Më tej sipas deputetit socialist, drejtësia duhet të reagojë pasi deputeti nuk ka imunitet të kanosë një zyrtar në detyrë dhe ai duhet të trajtohet para ligjit si çdo zyrtar tjetër.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb