TIRANË - Deputeti socialist, Erion Braçe ka komentuar paligjshmërinë fund e krye të kompleksit "Jon", ose ndryshe i njohur si pallati i vjehrrit të Bashës në Vlorë.
"Pra, si përfundim, për Kompleksin Jon të Vjehrrit të Partisë në Vlorë rezulton: prona është shtuar me vendime abuzive administrative e gjyqësore, madje duke i dhënë sipërfaqe të ujërave territoriale të Shtetit Shqiptar (kjo sipërfaqe ujore më pas është mbushur me materiale inerte për të shërbyer si shesh ndërtimi); leja e ndërtimit për këtë pronë, të tillë të manipuluar, është dhënë në kundërshtim të plotë me planin urbanistik të Vlorës ende në fuqi; leja e ndërtimit është shkelur nga investitorët si në sipërfaqe, në lartësi, por edhe në koeficentin e shfrytëzimit të pronës përcaktuar qartë në leje; kompleksi është regjistruar në ZRP të Vlorës pa pasur lejen e shfrytëzimit, dokument i rëndësishëm për të plotësuar këtë akt", argumenton Braçe.
Sipas Braçes, shkurt gjithçka është e paligjshme dhe janë një seri zyrtarësh publikë në komisionin e kthimit të pronave në gjykatë, në ZRPP Vlorë, në bashkinë e Vlorës, që kanë shkelur me vetëdije të plotë ligjin!
"Duhet bërë drejtësi me ta! Pas kësaj paligjshmërie evidente, Berisha e Basha duhet të heshtin dhe të flasin vetëm për të artikuluar: Ju kërkojmë falje!! Ndërkohë paligjshmëria duhet zhbërë! Ujërat territoriale të shtetit shqiptar duhet të rikthehen menjëherë!".
Braçe ka krahasuar situatën në Vlorë me gjiun e Sarandës, ku Lulëzim Basha i mori ujërat për t’ia dhënë Greqisë, ndërsa në gjirin e Vlorës i mori për t’i bërë pallat! Ky është turpi i politikës!!", përfundon komentin Braçe.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com