Braçe: Të rihetohen vrasjet e
“21 janarit”, të përfshihet dhe Berisha

Braçe: Të rihetohen vrasjet e<br />“21 janarit”, të përfshihet dhe Berisha
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka theksuar se ngjarja e “21 janarit” duhet të rihetohet. I ftuar në studion e Tv “A1Report!”, deputeti Braçe e ka cilësuar çështjen e “21 janarit” si të gjithë shqiptarëve, pasi sipas tij “një pjesë e mirë të voitave që kjo qeveri mori në 23 qershor, i ka marrë edhe nga ajo pjesë e shqiptarëve që s’mund të falë vrasjen e protestuesve”. Për këtë, Braçe ka kërkuar rihetim të kësaj çështje, si dhe përfshirje në hetime edhe të urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve.
 
“Kam shkruar për të shpërfillur këtë vendim të Apelit të Tiranës. Duhet që kjo çështje të rihetohet nga e para. Këta gjyqtarë në e kanë rikrijuar mundësinë për të rihetuar çështjen. Ata janë vrasje me dashje, këto vrasje janë të vërtetuara në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve. Qeverisë së re i lind detyrimi të nxjerrë nga “varri” provat ku Berisha futi ngjarjen e “21 janarit” për të vendosur drejtësinë. Berisha ka marrë përsipër vrasjet, ka thënë se nëse përsëriten protestat do vriste edhe 400 të tjerë. Këto janë faktet. Fakti që një njeri që ka pasur në dorë Ministrinë e Brendshme të përjashtohet nga gjykimi, nuk është i drejtë. Po kërkoj hetimin e vrasjeve si një krim kompleks nga i pari, tek urdhërdhënësi, e deri te ekzekutorët. Duhet të nxirrën faktet në të gjithë institucionet përgjegjëse, pasi ka ndodhur që pas ngjarjeve edhe janë fshehur provat”, u shpreh Braçe.
 
Më tej, deputeti i PS, Erjon Braçe është ndalur edhe situata ekonomike në vend, duke përmendur praninë e mafies në ekonominë shqiptare, gjë që sipas tij ka shkaktuar edhe rritje të kriminalitetit. Ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e rishikimet të koncesioneve të dyshimta.
 
“Segmente të shumta të ekonomisë së vendit janë nën agresionin e mafies, duke përfshirë edhe koncesionet. I gjithë ky agresion në ekonominë shqipatrë është favorizuar me vendime të qeverisë së Berishës. Nëse duam që të vendosim drejtësinë më mirë të prishim kontratat duke marrë parasysh kostot, sesa të kalojë e gjithë ekonomia shqipatre në duart e mafies. Në cilësinë e deputetit brenda Kuvendit do vazhdoj të insistoj të mbroj interesat e qytetarëve shqiptarë. Duhet të goditet ekonomia kriminale, e cila po shkakton edhe rritje të kriminalitetit në vend, duke krijuar destabilitet në vend”, tha deputeti i PS.
 
Ndërsa, duke vënë theksin tek rivendosja e drejtësisë dhe zbatimi i ligjit, Braçe tha se “që të gjithë para ligjit duhet të jenë të barabartë, dhe duhet bërë drejtësi për të gjithë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit