TIRANE- Zv. kryeministri Erion Braçe ka përkujtuar përvjetorin e nëntë të 21 janarit, duke ngritur një pyetje se pse drejtësia nuk ka vënë akoma përpara përgjegjësisë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha duke lënë pa autorë vrasjen e katër protestuesve në bulevard.

Braçe thotë se në 9 vitet e shkuara kjo ngjarje e rëndë është tortura më e rëndë për familjarët e viktimave dhe në këto 6 vite pushtet të socialistëve është torturë edhe për të.

Ndalur tek Reforma në Drejtësi, zv. kryeministri shprehet se ajo nuk mund të përmbushet vetëm me shkarkimin e 8 gjyqtarëve dhe prokurorëve që dhanë vendimet për të shfajësuar ata që qëlluan mbi protestuesit, por duke bërë një hetim për të vënë para përgjegjësisë edhe urdhëruesit.

Postimi i plote

Katër burra, një jetë, pushkatimi dhe, padrejtësia që rrënon themelet e shtetit!

Ne 21 janar 2011, katër qytetarë të zakonshëm, pjesëmarrës në një demonstratë të opozitës së kohës, të pa armatosur e paqësore,

U pushkatuan  në mes te bulevardit Dëshmorët e Kombit; Mbi 12 të tjerë u plagosën me të njëjtat armë zjarri, për fat edhe sot në jetë!

Sistemi kriminal gjyqësor i emëruar e nën sundimin e Sali Berishës edhe sot, bëri që: Pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt, t'i cilësojë “vrasje nga pakujdesia”!;

Pushkatimin e Aleks Nikes,  ta shpallë edhe pas 9 vitesh “vrasje pa autor”!

Sali Berisha i ka dalë për zot pushkatimeve; Me zë e me figurë,  fill pas dëshmisë televizive të pushkatimeve në mes të ditës e në mes të bulevardit,  ai tha troc se i kishte urdhëruar vetë!

Asnjë prokuror  nuk e hetoi ne cilësinë e kryeministrit që ka urdhëruar pushkatimet;

Katër prokurore të përgjithshëm janë ndërruar ne 9 vite, Sali Berisha vijon të marrë përsipër pushkatimet dhe, asnje nuk guxoi dhe nuk guxon as tani, ta vere nen hetim per krimin e rende.

As ate tjetrin, ish ministrin e Brendshem Lulzim Basha, i cili kishte nen komande pushkataret e Gardes se qeverise.

Keta qe emeronin prokuroret e gjykatesit e kishin ne xhep imunitetin, por kriminalisht i dhane imunitet, shpetuan, nxorren nga burgu dhe sot jane te lire, dy pushkataret plumbat e te cileve,  qitur nga armet e qeverise, u gjeten ne trupat e pa jete te Hekuran Dedes, Ziver Veizit, Faik Myrtajt.

Edhe Aleks Nika nga ata eshte pushkatuar. Padrejtesi me te madhe se kjo, ne kete vend nuk ka! Kjo padrejtesi rrenon, themelet e shtetit,  ben te pavlere cdo akt rutine drejtesie!

Ne 9 vite e gjysem, kjo padrejtesi eshte tortura me e rende per familjaret e tyre; Ne 6 vite e gjysem ne pushtet,  torture eshte edhe per mua.

Cdo 21 janar, me turp e kokeulur shkruaj rradhe si keto, nje akt pafuqie qe nuk shtyn per drejtesi, nuk ben drejtesi.

Reforma ne Drejtesi, ka nxjerre jashte nga sistemi 8 gjyqtare te vegjel e te larte,  te cilet dhane vendimet kriminale e shfajesuan pushkataret e 21 janarit.

Por kjo nuk eshte drejtesi! Drejtesi eshte hetimi i plote, gjitheperfshires i gjithe zinxhirit te krimit, nga urdheri e urdherdhenesi deri tek pushkataret e pushkatimi;

Gjykimi i drejte dhe i shpejte gjithashtu. E di, e kam degjuar edhe une ate kercenimin e perjetshem qe na perplasin ne fytyre se, nese hetohet e gjykohet urdhri e pushkatimi, urdherdhenesi e pushkataret, ketij vendi do i vene zjarrin!

Por kjo eshte edhe nje here me shume PADREJTESI! Ekuilibri politik dhe stabiliteti social, ekonomik, politik, i vendosur prej dhunes se PADREJTESISE, eshte zjarr edhe me i madh se ai i kater muajve te vitit qe shkoi;

Eshte zjarr mbi lirite kushtetuese, ate baze-te drejten per te jetuar, mbi ligj e cdo rregull, eshte zjarr mbi drejtesine e barazine, mbi shtetin e bashkejetesen ne te.

Dhjete dite me pare, presidenti i SHBA i beri vec nje thirrje rregjimit te pushkatareve te Gardes se qeverise ne Teheran/Iran: Mos i vrisni protestuesit!

Ne Tirane protestuesit u vrane, njesoj, me pushke, te njejtat si atje.

Ne Teheran, drejtesine e bejne po ata, me pushke, ketu jo me, asnjehere me; Eshte e padurueshme, ta shpif bashkejetesa me dhunen sfiduese te nje krimi te zbardhur e te pandeshkuar, si pafuqi, si stabilitet apo standard drejtesie por qe nuk arrin tek pushkataret e udheheqesit e tyre.

Jo sepse une e dua kundershtarin ne burg, sic Sali Berisha donte dhe e coi ne burg, mbajti kycur atje politikisht kundershtarin e tij; Jo! por si akt i paster, moral, ligjor drejtesie!

Ate qe nuk duhet e nuk e ben PARTIA, por ligjerisht DREJTESIA! Provat jane aty, ne drite te diellit! Duhet vec kurajo!

Foto e postuar nga Erion Brace