Braçe: Berisha dhe Basha duan një viktimë, por nuk do ta marrin kurrë! Ne nuk vrasim

Braçe: Berisha dhe Basha duan një viktimë, por nuk do ta marrin kurrë! Ne nuk vrasim

Erion Brace

Zëvëndës kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme të organizuar nga opozita ditën e sotme. Ai thotë se dhuna i duhet Berishës dhe Bashës për t'i treguar ndërkombëtarëve destabilitetin. Braçe tha se ata nuk do e marrin kurrë atë që duan: një viktimë, kjo pasi policia po duron dhe po zbaton deri në fund ligjin.

Gjatë protestës së sotme të opozitës u plagosën tre efektivë policie ndërkohë që shumë qytetarë u lënduan gjatë përdorimit të gazit lotsjellës i cili u përdor nga policia për të shpërndarë turmën.

Deklarata e plotë e Braçes:

"Shikoni, Sali Berisha, Lulzim Basha e ideologet e dhunes, po ndertojne nje dialog te dhunshem me nderkombetaret. 

Protesta e sotme do ishte asgje pa dhunen!

Ndaj dhuna u urdherua kur ndodhi asgjeja! 

Dhuna i duhet Sali Berishes e Lulzim Bashes per t'i treguar nderkombetareve destabilitetin!

Asgje me shume!

Kriminale eshte qe te dy, Sali Berisha e Lulzim Basha, as qe i llogarisin shqiptaret, diten, jeten dhe ekonomine e tyre, kur urdherojne #DHUNEN.

Sulmi i dhunshem mbi policine, eshte kriminal dhe synon drejtperdrejte jeten e tyre!

Prej shtatorit 2013-te, POLICIA E SHTETIT ka vendosur nje standard te qendrueshem ne raport me qytetaret ne proteste;

NUK VRET ME KUSH!

Pa me te voglin diskutim, kjo e acaron pa fund Berishen e Bashen, dy vrasesit barbare te 21 janarit.

Qe nga 16 shkurti, policia ka qene perballe tyre pa arme, nuk ka sulmuar e nuk ka goditur qofte edhe nje te vetem, eshte sulmuar me shishe me benzine, kapsolla shperthyese, gure e pllaka guri, cdo send te forte te mundshem;

Policia thjeshte ka zbatuar ligjin, ka duruar dhe ne fund ka arrestuar dhunuesit!

Me drejte e ligjerisht sa kaq, nuk ka.

Ndaj dy gjera dua te them;

E para, respekt ndaj cdo burri me uniforme ne #PolicineeShtetit dhe #GardeneRepublikes per nderin, dinjitetin dhe profesionalizmin ne ushtrimin e detyres, qendresen dhe vendosmerine ne mbrojtjen e institucioneve kushtetuese te vendit, mbi te gjitha per mbrojtjen e rendit e sigurise se qytetareve!

E dyta, boll me goditje mbi policine e shtetit, boll, mos provokoni kot, nuk do e merrni kurre ate qe doni, nje viktime per te barazuar dy vrasesit qe keni ne krye!

Nuk do ndodhe kurre", shkruan Braçe.

Foto e postuar nga Erion Braçe

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 11/04/2019 16:58

    Mos u merzit se e vret vete Saliu me Meten dhe ja faturojne PS-se,jane mjeshtra per mashtrime e manipulime me thika me helm e cadra

    Përgjigju
  • Fukarai: 18/03/2019 23:51

    O TRAP LENI BROCKULLAT SHIKO FUKARENJTE N Q S DO TE PUNOSH PER KETE POPULL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)