Braçe: Berisha favorizoi 5 kompani
në mbledhjen e borxheve të këqija

Braçe: Berisha favorizoi 5 kompani<br />në mbledhjen e borxheve të këqija
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe gjatë seancës plenare të ditës së sotme, akuzoi qeverinë paraardhëse dhe më konkretisht ish-kryeministrin Sali Berisha se ka favorizuar kompani private në mbledhjen e borxheve të këqija, si pasojë e mospagesave të energjisë elektrike.

Madje sipas Braçes, janë 4-5 kompani private merrnin 50 % të fitimit për këtë shërbim. Dhe siç nënvizoi ai ky është edhe ndryshimi mes dy qeverive, pasi tashmë të gjitha detyrimet derdhen 100% në arkën e shtetit, ndërsa më parë kompanitë private të Berishës merrnin deri në 50 % të faturave

“Operacioni i mbledhjes së të ardhurave që po kontestohet sot nga opozita, nuk është i pari në këto vite. Të paktën në vitet 2011, 2012 dhe 2013, nën administrimin e kompanisë CEZ, ka qënë Sali Berisha, kryeministër i vendit, ai që ndërtoi një rreth të tërë të mbledhjes së të ardhurave, përmes 4-5 kompanive private dhe jo përmes atyre shtetërore. Dhe nëse sot, çdo gjë derdhet në arkat e kompanisë shtetërore OSHEE, për ta shëndoshur atë, atëhere të ardhurat derdheshin në arkat e kompanive private të Sali Berishës”, theksoi Braçe, ndërsa diskutohej marrëveshja për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.

Duke përshëndetur marrëveshjen me IBRD, Braçe u shpreh se ishte e nevojshme pasi ka të bëjë drejtpërdrejt me furnizimin me energji gjatë dimrit dhe synon të përmirësojë infrastrukturën e shpërndarjes në sistem
 
“Kemi trashëguar një sistem të degraduar. Në disa zona nuk është investuar që nga koha e elektrifikimit e Shqipërisë, Kjo marrëveshje shkon në përmbushje të të gjitha angazhimeve tona për sistemin energjetik. Është një situatë që mund të kolapsonte deri në mospasje të energjisë elektrike vitin tjetër”- u shpreh Braçe.
  
Më tej Braçe i bëri apel OSHEE-së që të marrë parasysh ankesat e qytetarëve për faturat e pamatura.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Integrimi në BE/ Rama thirrje për opozitën: Të krijojmë një vend pune të përbashkët ku të lëmë baltën jashtë

Integrimi në BE/ Rama thirrje për opozitën: Të krijojmë një vend pune të përbashkët ku të lëmë baltën jashtë