Braçe: Berisha si nazistët
Largimi i tij interes kombëta

Braçe: Berisha si nazistët<br />Largimi i tij interes kombëta
TIRANE - Deputeti socialist Erion Braçe e konsideron Kryeministrin Berisha njësoj si nazistët dhe fashistët, ndaj dhe cilëson largimin e tij një interes kombëtar.
Komentin, deputeti i PS e ka bërë në faqen e tij Facebook: “Largimi i Sali Berishës nga Shteti nuk është ‘bast’. Largimi i Sali Berishës nga Shteti është ‘interes kombëtar’”.

Braçe i është rikthyer akuzave sipas të cilave Kryeministri “po shet Atdheun”, të cilat thotë se gjatë muajve të fundit është përpjekur t’i dëshmojë me prova e fakte.
Braçe deklaron se shefi i Qeverisë është “duke cenuar rëndë interesat kombëtare ndërshqiptare”, të cilat “janë të shenjta” pasi “janë ndërtuar me mund e gjak në çdo vit të 100 viteve të shtetit tonë”.

“Për këtë arsye largimi i Berishës nga shteti është interes kombëtar - vazhdon Braçe - siç ishte interes kombëtar largimi i Zogut-dy herë; largimi i pushtuesve fashistë, nazistë më pas; largimi i diktaturës më pas”.

“Shqipëria ka nevojë për ndryshim - përfundoi komentin e tij Braçe - pasi e tashmja po i lë edhe pa Atdhe”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median