Braçe: Dokumenti që fajëson
Berishën për Levan-Tepelenë

Braçe: Dokumenti që fajëson<br />Berishën për Levan-Tepelenë
TIRANE - Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një projekt ligj për rikredimin e rrugës Levan-Tepelenë që sipas tij Kryeministri Berisha po përgatitet t’i kalojë Parlamentit për aprovim. Deputeti socialist thekson se dokumenti në fjalë shfajëson PS-në nga akuzat si shkaktare e vonesës 7-vjeçare të përfundimit të një pjese të këtij aksi, të cilin shefi i Qeverisë e inauguroi më 3 gusht të këtij viti.

“Dokumenti që shihni është faqja e parë e relacionit të nënshkruar nga Sali Berisha që shoqëron projektligjin që kërkon të miratojë Marrëveshjen e 2-të ndryshuese për ndërtimin e rrugës Levan-Tepele”, shkruan Braçe, që shton: “Sipas marrëveshjes së parë disponibilitetiti i kredisë 70 milionë euro ka skaduar për shkak të vonesave në ndërtimin e rrugës dhe disbursimin e kredisë”.

Sipas deputetit Ejron Braçe, në shpjegimin e vonesave, Berisha jo vetëm shfajëson PS-në, por i merr ato përsipër pasi Parlamenti ku ai ka mazhorancën e miratoi marrëveshjen në maj 2007, dy vjet pas nënshkrimit të saj në vitin 2005. Sipas numrit dy të grupit parlamentar të socialistëve, Berisha pranon gjithashtu se “ndërtimi i rrugës është vonuar për shkak të procedurave të vonuara të tenderit, lidhjes së kontratës dhe ritmeve të ngadalta të punës”. Braçe shton se dokumenti në fjalë shpjegon qartë edhe një tjetër motiv të vonesës në punimet e rrugës Levan-Tepelenë, që ka të bëjë me shpronësimet e pakryera, si dhe ndryshimit të projektit për t’i ardhur në ndihmë atyre që ai i quan “batakçinjtë italianë të hidrocentralit të Kalivacit që s’u bë kurrë”.

Nisur nga këto fakte, ai e quajti Kryeministrin Berisha “një palaço burrë që me populizmin e tij shan e shpif lart e poshtë, kurse zyrtarisht me shkrim thotë të vërtetën: rruga Levan-Tepelenë s’ka mbaruar vetëm për shkak të qëllimeve politike të tij, urrejtjes ndaj Jugut dhe paaftësisë totale veshur me korrupsion”.

braçe kontrata levan tepelene

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne