Deputeti i PS, Erjon Braçe paralajmëron një kallëzim penal në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit për evazion fiskal. Braçe nuk e mbyll historinë me interpelancën me ministrin Ahmetaj, por shprehet se ‘hapi i radhës është shumë i qartë: Kallëzim penal për evazion fiskal dhe shpërdorim të detyrës’.

Deputeti ashtu si në interpelancë edhe në statusin në rrjetet sociale thotë se FSHF bën evazion fiskal me pagat e “personelit jashtë Federatës”. Ai thotë se Armand Duka ‘ja doli ta asfaltojë Ministrin me alibinë e ankesës në UEFA, FIFA, OKB, PNUD, UNHCR, NATO etj’.

Të enjten në Kuvend, Ahmetaj u shpreh se klubet kanë bërë evazion, por për Braçen përgjegjës është edhe Duka, pasi i ka pranuar këto kontrata, ndërsa shton se ministri nuk mund ta mbulojë. 

DEKLARATA E PLOTË E ERJON BRACES

MEQE NUK PASKENI ZENE MEND!

Edhe nje here se mesa duket nuk kane zene mend;

1. Evazioni fiskal ne Federaten Shqiptare te Futbollit ja ben muuuuuuuuuu, madje edhe para fytyres se Ministrit;

2. Evazioni fiskal ne Federaten Shqiptare te Futbollit eshte ulerites per pagat e “personelit jashte Federates” por qe paguahet 3.5 here me shtrenjte se “personeli i Federates”, me perjashtim te rroges se Ilirjan Shulkut;

3. Mospagimi i detyrimeve ligjore, rritet ne nje tjeter ze, ate te 10% qe duhet ti ishte paguar Buxhetit te Shtetit nga te ardhurat e krijuara nga shitja e te drejtes televizive per vite me radhe;

te ardhura jo tatimore por te detyrueshme nga ligji “Per Sportin”.

KJO ESHTE E VERTETA!

Ministri i Financave nuk mund ta mbuloje kete te vertete me evazionin e rende fiskal me TE ARDHURAT E KLUBEVE (minister a e mban mend ceshtjen “Skenderbeu”), te ardhurat e trajnereve dhe te ardhurat e lojtareve.

Per ta thene troc;

KONTRATAT DHE BORDEROTE ME RROGAT E TYRE,

ASHTU QESHARAKE SIC I PREZANTOI VERTETESISHT MINISTRI,

I KA PRANUAR ARMANDO DUKA NE FEDERATE DHE,

VETE MINISTRI I FINANCAVE!!

Natyrisht,

nuk ka si te ndodhe ndryshe me klubet,

kur kete evazion kriminal e kryen dhe e shperdan si model Armand Duka nga Federata Shqiptare e Futbollit;

Madje i del edhe per zot tamam Armand Duka me Federaten Shqiptare te Futbollit.

Kontrolli i Larte i Shtetit ka lene detyra me shkrim per ministrine e Financave per te vene nen kontroll e ndalur kete EVAZION,

por Armand Duka ja doli ta asfaltoje Ministrin me alibine e ankeses ne UEFA, FIFA, OKB, PNUD, UNHCR, NATO etj.

E mbani mend besoj!

Thene te gjitha keto,

pergjegjesine per EVAZIONIN NE FEDERATEN SHQIPTARE

TE FUTBOLLIT, por edhe evazionin me te ardhurat e klubeve te futbollit, nuk e kam une tifozi!

Armando Duka eshte mesuar ti shaje tifozet me nene e moter, “robte” gjithashtu, ndaj stadiumet jane bosh,

por nuk mund ta bej kete edhe ministri pergjegjes per luften kunder evazionit!

Ju thashe,

hapi i radhes eshte shume i qarte:

Kallezim penal per evazion fiskal dhe shperdorim te detyres!!