Braçe:E rëndë, inspektori i BSH 
refuzoi të dalë para Kuvendit"
Ja letërkëmbimet Golemi-Braçe

Braçe:E rëndë, inspektori i BSH <br />refuzoi të dalë para KuvenditJa letërkëmbimet Golemi-Braçe">
TIRANE - Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi refuzoi kërkesën e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për një seancë dëgjimore në lidhje me përgjegjësitë administrative përballë skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit, duke sjellë dështimin e kësaj seance. Arsyeja e dhënë prej saj me shkrim, vetëm 30 minuta para nisjes së parashikuar të seancës ishte: Nuk përfaqësoj Bankën e Shqipërisë, por pergjigjet i jap vetem permes korresondences.

Sakaq, Komisioni i Ekonomisë vendosi t’i jape nje shans tjeter, duke i bërë edhe një kërkesë të dytë Inspektores së Bankës së Shqipërisë për t’u paraqitur në seancë dëgjimore të Enjten. Nëse edhe ditën e nesërme inspektorja Elivar Golemi nuk do të paraqitet, atëherë do të diskutohet vendimi për të kërkuar shkarkimin e saj nga Kuvendi.


PDF/Ftesa e dyte qe Komisioni i Ekonomise i dergoi Inspektores se BSH



Braçe: E pandodhur në 23 vjet...refuzon Kuvendin qe e emeron dhe shkarkon
Në kushtet kur Inspektori propozohet, emërohet dhe shkarkohet vetëm nga Kuvendi, për kreun e Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace, ky refuzim është i paprecedentë.

“Unë i kam dërguar Inspektorit të Përgjithshëm, një kërkesë për tu paraqitur para Kuvendit, për përmbushjen e detyrës, problematikat e zbuluara si dhe mjaftueshmërinë e kontrollit të brendshëm në këtë institucion Ne i jemi përmbajtur detyrave të përcaktuara në ligj. Gjysmë ore para mbledhjes me shkresë zyrtare ka refuzuar ftesën e kuvendit. BSH është banka e shtetit, nuk është private, nuk është një sulltanat që gjithkush zgjedh të refuzojë të përgjigjet kur do ai”, u shpreh deputeti socialist Erjon Braçe para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë. 

Braçe: Refuzoi te vije se nuk perfaqeson Banken, por tha se do pergjigjet me shkrim....E njeh ligjin kjo zonje?!
Brace ndërkohë parashtroi edhe arsyet që inspektorja Golemi i paraqiti me shkrim Kuvendit për mungesën e saj në këtë seancë.

“Inspektori i përgjithshëm u përgjigj se nuk përfaqëson Bankën e Shqipërisë”, -tha Brace, “dhe  për këtë arsye nuk paraqitet në seancën dëgjimore. Por tha se është i gatshëm t’i përgjigjet me shkrim çdo pyetje të deputetëve dhe ky është absurdi. Zonja në fjalë e njeh ligjin? Ky është problemi që ne kemi me të. Ky është një akt i rëndë i paprecedentë i pandodhur në 23 vite, cënon atributet kushtetuese të Parlamentit në raport me Bankën e Shqipërisë”, -shtoi kreu i Komisionit të Ekonomisë.



Braçe: Nese e pranojme kete refuzim do tregonte renien e Republikes...Do kerkojme shkarkimin e Inspektorit te BSH
Refuzimi i Inspektorit të Bankës së Shqipërisë për t’u pyetur para Komisionit të Ekonomisë, sipas Braçes shërben drejtpërdrejtë për shkarkimin e tij.

“Jemi para një problemi shumë të madh, mos funksionimin e këtij institucioni. Para një refuzimi të inspektorit të Bankës së Shqipërisë për t’u pyetur para Komisionit të Kuvendit që e zgjedh dhe e shkarkon. Jemi para një prej pikave që shërben për shkarkimin e inspektorit, siç është funksionimi joetik i rregullores.  Inspektori ka detyrim ligjor për t’u paraqitur para Komisionit. Inspektori iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në krahun e majtë të Guvernatorit në seancën e me dyer të mbyllura, e tani nuk do. Kjo nuk ka ndodhur në 23 vite. Nëse e pranojmë këtë gjest do të tregonte rënien e Republikës”, - tha Brace.

Braçe: Seanca degjimore nuk ndikon hetimet e Prokurorise...Nxjerrim pergjegjesite administrative
Brace u kujdes të sqarojë në nisje të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë se kjo seancë dëgjimore, dhe të tjerat e parashikuara për tu mbajtur me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, nuk do të ndikojnë hetimin e Prokurorisë.”Ne kërkojmë përgjegjësinë administrative të secilës hallkë për drejtimin e Bankës së Shqipërisë”, tha kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë.

elivar golemi
(Ne foto, Inspektorja e Pergjithshme ne Banken e Shqiperise, Elivar Golemi)



Burime për A1 REPORT: Komisioni kërkesë të dytë Inspektores, nëse nuk paraqitet nesër kërkohet shkarkimi
Sakaq, burime për A1 REPORT nga Komisioni i Ekonomisë thonë se deputetët kanë vendosur që t’i bëjnë edhe një kërkesë të dytë Inspektores së Bankës së Shqipërisë për t’u paraqitur në seancë dëgjimore të Enjten. Nëse edhe ditën e nesërme inspektorja Elivar Golemi nuk do të paraqitet, atëherë do të diskutohet vendimi për të kërkuar shkarkimin e saj nga Kuvendi.


Braçe: Inspektori në varësi të Fullanit, fshehën raportet për 14 vjet
Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, duke iu referuar raporteve të dorëzuara në Kuvend, të cilat ishin fshehur për 14 vite, zbulohet dhe gjendja totalisht e rrënuar e Bankës së Shqipërisë dhe mungesa e përgjegjësive.

“Ashtu si del qartë që roli i inspektorit është cënuar, është vënë nën varësi të burimeve njerëzore dhe financave dhe Guvernatorit. Ai është penguar të kryejë detyrën e tij. Departamenti i kontrollit që drejtohet nga inspektori jo vetëm që nuk është plotësuar, nga ana tjetër rekomandimet e tij ose janë refuzuar ose janë marrë pjesërisht në konsideratë. Inspektori i Përgjithshëm ka për detyrë të bëjë kontrolle në Bankë, si dhe të kontrollojë raportet financiare në Bankën e Shqipërisë. Dhe këto detyra nuk janë kryer. Në njërën anë kemi veprime të qëllimshme të evidentuara edhe nga FMN ndaj inspektorit dha nga ana tjetër kemi dhe punë të pabërë nga ky inspektor”, tha Braçe. 

Tre anëtarë të Komisionit kërkojnë shkarkimin
Edhe tre anëtarë të Komisionit të Ekonomisë e kanë cilësuar të parecedentë refuzimin e inspektores së përgjithshme të BSH-së për raportuar para këtij Komisioni.  Ata kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të inspektores.
 
Koçi: Komisioni t'i propozojë Kuvendit shkarkimin

Ervin Koçi: Është një rast i paprecedentë që një përfaqësues i zgjedhur nga Kuvendi të mos jetë. Është një thyerje e hapur e etikës. Po të shofim dhe mënyrën si janë hartuar raportet, tregon se kjo zonjë nuk ka përmbusur detyrat e saj. Ne si Komision duhet t’i propozojmë kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve për shkarkimin e saj.  
 
Bufi: S'ka vend për diskutime, të shkarkohet


Majlinda Bufi: Pas asaj rezymeje me atë  që ndodhi sot, nuk ka vend për fjalë dhe diskutime të tjera. Kjo është një ngjarje që asaj që ka ndodhur në BSH, i shtohet dhe kjo. Unë jam pro mendimit për ta shkakruar.
 
Çuko: Vjedhja ka ndodhur pasi Guvernatori s'ka zbatuar ligjin
 

Arben Çuko: Ka disa muaj që është bërë publik fakti i vjedhjes së Bankës. Mbase kjo shumë  e vjedhur duket pak për disa por kjo shumë është shumë e madhe për popullin e varfër. Mos zbatimi i ligjit nga BSH dhe në radhe të parë Guvernatori e zinxhiri drejtues ka çuar në grabitjen e kësaj banke. Tani të gjitha përpjekjet kanë gjetur një nul të lartë, i cili shfaqet sot me veprimin e inspektores për mos njohjen e Kuvendit. Është një rast i paprecedent. Unë mendoj që përgjegjësitë ligjore inspektori i ka shumë të qarta, dhe nuk ka bërë detyrën siç e kërkon ligji. Inspektori duhet të shkojë të shërbejë diku tjetër, në ndonjë vend të Afrikës.
 
Vjedhja e thesarit, Keshilli Mbikeqyres para Kuvendit
Seanca e parë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, ishte parashikuar te niste me Inspektorin e përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, ndërsa nesër do te jete me ish-Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës se Shqipërisë, dhe te hëne, të marte, të mërkure, 6 anëtaret  e Këshillit Mbikëqyrës të  Bankës se Shqipërisë

Javën e ardhshme, në Komision do të thirret për herë të dytë edhe guvernatori Ardian Fullani. Brace ka patur kritika të hapura ndaj Fullani, për shkak se ai, sipas tij, nuk i është përgjigjur plotësisht kërkesës së Komisionit për informacione nga Banka.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit