TIRANE – Deputetin socialist, Erjon Braçe, e ka kapur një merak i madh: kush është shqiptari që paskësh shkuar në Hënë? “Sot, Sali Berisha në fjalën e tij para grupit të deputetëve të PD njoftoi një zbulim të madh: një shqiptar në Amerikë kishte shkuar në Hënë”, shkruante Braçe në profilin e tij në Facebook.
“Kush është ky? Po plas dhe nuk po e gjej cili ndër ne, qoftë edhe me origjinë, ka shkuar në Hënë!”, pranon deputeti që tregon se i ka kërkuar ndihmë edhe miqve të tij në Twitter. Këta të fundit mesa duket “kanë gjetur një shqiptaro-amerikan që paska punuar për NASA-n, por në Hënë nuk ka qenë. E thjeshtë: atë kohë duhet të ishte 15 vjeç”, tregon Braçe.
I vetmi që mund të zbulojë enigmën mbetet Ai, Kryeministri. Ndaj dhe për këtë Braçe i lutet: “Aman Saaaaaaaaali, na e thuaj kush është shqiptari që ka shkuar në Hënë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com