TIRANE – Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzoi sot ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, se po “fsheh një trafik marramendës armësh” dhe për këtë arsye vendosi që të “godasë Kushtetutën dhe të ndalë opozitën”. Deklarata e Braçes, e publikuar në profilin e tij në Facebook, vjen pas asaj të lexuar sot përpara gazetarëve nga deputeti i PS, Piro Lutaj, ku denoncohej bllokimi nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes të punës kontrolluese të Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Lutaj shpjegoi se deputetët e PS, anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, që prej shkurtit kanë depozituar në Komision një kërkesë për ushtruar funksionet e veta kushtetuese për të mbikëqyrur veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Më 18 maj Komisioni në fjalë në mënyrë unanime përcaktoi edhe grupin e punës që do të kryente veprimtarinë kontrolluese.
Sipas shpjegimit të zotit Lutaj, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar më 12 qershor Ministrinë e Mbrojtjes për fillimin e aktivitetit të këtij komisioni por të premten e kaluar, më 29 qershor, “pas kontakteve me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, anëtarët socialistë të Komisionit u njoftuan se Ministria e Mbrojtjes nuk e pranon këtë Komision që të ushtrojë funksionet e veta Kushtetuese, pa dhënë asnjë arsye lidhur me këtë”.
Lutaj shtoi se përfaqësuesit e PS në këtë Komision e konsiderojnë këtë refuzim si “një atentat që i bëhet Kushtetutës, si një shprehje e arrogancës së pushtetit e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, si dhe e shpërfilljes që Ekzekutivi i bën pushtetit legjislativ në përmbushje të detyrimeve të veta kushtetuese”.
TREGTI ARMËSH ME SERBINË
Ndërsa nga Braçe nga profili i tij në Facebook e theksoi se “ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, konsumoi të premten një akt të paprecedent, kur i kërkoi Sali Berishës dhe Jozefina Topallit të ndalin dhe pengojnë një kontroll të plotë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit që të niste sot Ministrinë e Mbrojtjes”.
“Kontrolli demokratik mbi Forcat e Armatosura është një prej parimeve kryesore kushtetuese në demokraci. Atë nuk mund ta garantojë një anëtar i Kryesisë së PD, por Kuvendi, opozita mbi të gjitha”, nënvizoi deputeti Braçe.
Sipas tij vendimi i ministrit Imami për ndalur aktivitetin kontrollues të Kuvendit ka një arsye të saktë: “Ministria e Mbrojtjes dhe një sërë kompanisë të ndyra janë përfshirë në një xhiro marramendëse të tregtisë së armëve duke përfshirë Malin e Zi e Serbinë, por edhe vende të tjera larg nga rajoni. Armë gjithfarësh kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria!”. Për këtë, sipas Braçes, kontrolli dhe transparenca jo vetëm që janë të nevojshme, por duhen bërë tani.
“Dua t’i them ministrit Imami se nuk e shpëton dot ndalimi i kontrollit. Maksimumi, qershorin tjetër çdo gjë do të jetë në dritë të diellit. Prej asaj Ministrie! Por kësaj here nuk do të arratisesh”, paralajmëroi Braçe ministrin e Mbrojtjes.
TE NDERHYJE TOPALLI
Ndërkohë PS i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që të ndërhyjë si përfaqësuese e këtij institucioni në marrëdhënie me pushtetet dhe institucionet e tjera dhe të ushtrojë kompetencat e saj kushtetuese “për t’u mundësuar parlamentarëve kryerjen e detyrave të tyre”.
PS i kërkoi edhe ministrit Imami që të heqë dorë nga këto praktika që ajo i cilësoi si të dëmshme edhe “për reputacionin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s. Është absurde dhe e papranueshme që Ministri i Mbrojtjes të bëhet pengesë për të mos u zbatuar njërin prej parimeve themelore, kontrolli demokratik, civil i FA”.
Edhe në reagimin zyrtar të partisë më të madhe të opozitës hidhen hije dyshimi mbi vendimin e Imamit. “Çfarë kërkon të fshehë ministri i Mbrojtjes? Kush janë motivet e vërteta të kësaj mungese flagrante të transparencës e llogaridhënies?”, pyet PS.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gruaja e drejtorit të SHIU-t ortake me tregtarë armësh