Zv. kryeministri Erion Braçe e ka nisur mëngjesin e sotëm me një reagim ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ai i bën thirrje Ademit të mbledhë plehrat, që sipas tij ajo i ka lënë rrugëve të qytetit.

"Mblidh plehrat! Boll i lëshovë rrugëve! Mëngjesi banal e kriminal në Shkodër!"-shkruan Braçe bashkangjitur një fotoje, ku duken mbeturinat e hedhura në rrugë.

Reagimi i plotë:

Molotana apo Boltana:

Mblidh plehrat! Boll i lëshove rrugëve! Mëngjesi banal e kriminal në Shkodër!

30 qershor jepi fund ti! Voto të rikthehet puna!