Braçe ironizon urimet për ditëlindjen e Dukës: Ditëlindja e tij është dhe ditëlindja e stafit

Braçe ironizon urimet për ditëlindjen e Dukës: Ditëlindja e tij është dhe ditëlindja e stafit

Erion Braçe dhe Armand Duka

Deputeti socialist Erion Braçe ka ‘thumbuar’ kreun e FSHF-së Armand Duka, pas pamjeve të bëra publike për urimet nga stafi në 60-vjetorin e tij të lindjes. Sipas Braçes sa kohë të jetë president, ditëlindja e tij është edhe ditëlindja e punonjësve të tij.

‘Nuk është në Moskë, Rusi! Nuk është ditëlindja e Putin. Edhe pse është njëjta ditë!

Kur e pashe, thashë u çmendën! Është ditëlindja e Mandit të Fubit, Carit të Futbollit!

Ky qe dirigjon nuk eshte Medvedev natyrisht, eshte Iliri i tij. Po njesoj si ai me lart, edhe ky aq pushtet ka, thuajse njesoj. Ditelindja e tij eshte edhe ditelindja e ketyre; nderkohe sa te jete President vec ditelindje do te kete!

Ne në Lushnje i jemi shume mirënjohes, po ben revolucion, tokat e bukës po na i ben fusha futbolli; Leku leter, nam fare!’- shkruan Braçe me ironi.

Presidenti i FSHF-së Armando Duka, festoi dy ditë më parë 60- vjetorin e lindjes së tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave