Braçe: Ja paratë që fsheh
familja Berisha, të hetohet

Braçe: Ja paratë që fsheh <br />familja Berisha, të hetohet
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka ironizuar familjen e kryeministrit Sali Berisha duke ju referuar deklaratave të fundit të pasurisë të depozituara në Inspektoriatin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive.

Në profilin personal në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se “familjes Berisha i paskan rënë të ardhurat!! Me gjithë mend e keni!? Po kush e beson këtë? Dua të pyes: Ku punon Argita? Vetem me qerate paguan jeten e luksit? Meqe Jemi ne lemin e babait Sali, a paguan taksa mbi të ardhurat nga qerate kjo Zonja?; Po Shkelzeni ku punon? Ka zyrë Ky? Apo konsulencat i bën në shtëpi mbi kalë arabie? Po taksa sa paguan ky Agai i vogël i Beut të fshatit të madh Shqipëri? Po si ka mundësi qenka dhe i pastrehë e jetoka përmes një kotrate qeraje?; Po zonja Liri ku punon? Eshte në pension më thoni?! Po mire, po Fondacioni a ka bilanc hyrje parash e dalje të tyre? Sa para ka administruar? E pres një përgjigje për secilin ankand në secilën ballo luksi, një më një”.

Po Jamarbri, vijon Braçe, dhëndri i Beut ku punon? “Ka të ardhura Ky? Mua më figuron pronar tokash dhe pastaj sipërmarrës në to. Tamam tamam pjesëmarrës në pallatet e ndërtuara mbi to. Pjese që vlen miliona!! Njëherësh e shoh në tavolinat shumë milionëshe të Bashkise, ndërmarrjes së Lulëzimit, çunit të gjetur të Beut Sali. Hë, ka deklaruar gjë Ky apo jo? Po Miranda Rama, gruaja e vëllait të gruas të Beut Sali, ka deklaruar pasuri? Pronat e kunatit janë pallatet me qeratë e shtrenjta por të garantuara edhe nga të huajt! Po taksa ka paguar Ky kunati i biznesit?; Po Elvana Hana, "mbesa" e gjetur e gruas së Beut Sali, ka deklaruar pasuri? Nga pjesët në biznes e nga dividenti i cili për shkak të fitimit të rritur në biznes, patjetër duhet të jetë më i madh?! Po taksa për këto të ardhura ka paguar kjo "mbesa"?”, shtron pyetjet Braçe.

Deputeti socialist fton institucionet të bëjnë hetim për pasuritë e familjes Berisha duke thënë “hetoni! Boll na thatë që këta i ka zënë kriza! S’ka krizë që i kap këta. Kanë aq shumë sa s’ju bën gjë as kriza greke, as italiane, as spanjolle, as portugeze e as sllovene!”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!