TIRANE- Reagimi i parë që ka ardhur nga opozita në lidhje me ndryshimet në Qeveri ka qënë ai i deputetit socialist, Erion Brace. Reagimi i tij vjen përmes Facebook, ku Brace shkruan: “Kjo që do dekretohet është qeveria më e turpshme e pas Pluralizmit”.
Duke u ndalur në emrat konkretë, Brace thekson se “ Një pedagog i gjuhës së huaj, referuar Edmond Haxhinastos, bëhet Minister Ekonomie. Një zooteknik, bëhet fjalë për Edmond Panaritin bëhet Ministër i Punëve të Jashtme, Ndërsa një mjek, Flamur Noka, bëhet Ministër i Brendshëm!
Reagimi i deputetit socialist erdhi pak orë pasi kryeministri Berisha i dërgoi në presidencë propozimet e tij për ndryshimet në qeveri.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com