Braçe kritika Ahmetaj: I thash kur ishte ministër Financash se taksimi i paqëndrueshëm do dëmtonte bujqësinë, sot u vërtetuan nga A te Zh-ja

Erion Braçe ka vlerësuar rritjen e buxhetit për bujqësinë në 2022 por ka shtuar se politikat fiskale të paqëndrueshme po dëmtojnë dhe fundosin bujqësisë dhe fermerët. Ai madje ka pasur kritika edhe për ish ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ku i kishte thënë se taksimi i paqëndrushëm do të sillte dëme në bujqësi, dhe sot janë vërtetuar të gjitha.

“Shumë mirë që buxheti i bujqësisë rritet, dhe mbështetja për bujqit rritet, shumë mirë që rritet buxheti i drejtorive të ministrisë rritet për të përmirësuar cilësinë e shërbimit, shumë mirë që mbështesin ujitjen dhe kullimin. Tani, dua të rendis disa problematika që mund të jenë pjesë e punës. Ne jemi në krye të mandatit kemi kaluar 8 vite qeverisja, ajo që më bën përshtypje është që politikat që lidhen me bujqësinë janë të paqëndrueshme dhe kjo për mua është shumë problem. Një politikë fiskale e paqëndrueshme, në një fabrikë që ka çati krijon probleme jo më në një sektor që varet nga kushtet atmosferike, i gjithë mundi dhe të ardhurat e fermerëve varet nga kushtet atmosferike. Ti shtosh edhe një tjetër hall nga politika fiskale është shumë, kudo mundet të mbaj struktura por tek bujqësia nuk mban sepse puna është e vështirë. Ju e dini shumë mirë punën e tyre. Qëndrueshmëria e skemave të mbështetjes, të paktën ta dij bujku që këto katër vite politika e mbështetjes do të jetë nëpërmjet skemave të ndryshme. Kjo politika që dy vite e subvencionon për litër dhe dy vite për kokë bagëti asnjë nuk ndihmon. Ai do të dijë sa do e mbështes qeveria dhe se sa para i duhen për të rritur tufën dhe për të garantuar të ardhura plus për familjen. Çfarë vlere ka nëse ajo ekonomi nuk rritet. Politikat e taksimit janë të paqëndrushme, dhe nuk e ndihmojnë prodhimin bujqësor, agropërpunimin. Nëse qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur fabrikat e përpunimi, pikat e grumbullimit, në krahun tjetër taksimi nuk e ka ndihmuar dhe ka krijuar probleme të mëdha për prodhimin bujqësor. Ishte qeveria e mëparshme e kishte 0% me 20%, e bën 6 me 20%, erdhëm ne dhe e bëm 20 me 20% skemën e fermerëve dhe pastaj 6 me 20% dhe tani do e bëjmë 0 me 20, kjo trajektore e paqëndrushme në më pak se 16 vjet nuk e ka ndihmuar fare bujkun. Do e dëmtojë akoma më shumë këtë vit. 3 vite nga sot i kemi thënë këtu ministrit të financave mos se po e dëmton, mos se po bën dëm, ja ku jemi tre vite më pas e provuar nga A tek ZH, sidomos në blegtori. Është momenti të mblidhemi, të ulemi që ti japim fshatit atë që takon. A mjaftojnë ato para po pse vetëm për bujqësinë thuhet prit, se na duhen edhe për një sektor tjetër. Në tremujorin e dytë bujqësia është i vetmi sektor që nuk pati rritje. Mendojmë ne ta ndihmojmë këtë gjë ta stimulojmë si sektorët e tjerë, po nëse nuk e stimulojmë të mos bëjmë dëm. Për shkak të politikës fiskale një pjesë e sektorëve të ekonomisë është zhytur, është në llum, në evazion fiskal. Ata që vijnë këtu ato pronarët e fabrikave që vijnë këtu janë në hall vërtet ata, nuk e shtyjnë dot më, duke gënjyer me faturat, me TVSH-në, çfarë duam më shumë? Duam ta rëndojmë më shumë atë situatë, nuk mban më. Po shikoja që duan të mbyllin të gjitha pikat e grumbullimit. Po bujqve çdo u bëjmë?? Shoh njërin aty në pamje që ka marrë 1 milionë euro, për çfarë më del ai në televizor mua, për ça del e thotë do e mbyll nesër, kë do të mbylli po prodhimi që është në sera ça do ndodhi. Prandaj duhet të ulemi dhe të përcaktojmë politikat në mbështetje dhe taksim, që të mbështesim prodhimin, formalizimin dhe eksportin që kjo ekonomi të jetë e ligjshme dhe e pastër.


Lajmi kryesor:

Ministrja e Bujqësisë: Shtojmë pikat e grumbullit për prodhimet t’i shesim me çmim të lartë! Braçe: Mbroni fermerin me bursë për bujqësinë, çmimet në dorë të grumbulluesve


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu