Braçe-Lati: S'ka transparencë
GFI e të tjera si Armo e TIA

Braçe-Lati: S'ka transparencë<br />GFI e të tjera si Armo e TIA
Shteti shqiptar e ka të pamundur të kontrollojë transferimin e aksioneve të kryera në vitin 2015 nga kompania e markimit të karburanteve GFI Albania që rezultoi e regjistruar në parajsat fiskale.
 
Drejtoresha e Autoriritetit Lindita Lati deklaroi para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë se nuk mund të ketë në dorë pasqyrat financiare të kësaj kompanie. Gjithashtu ajo është përgjigjur dhe mbi transferimin e dyshimtë të aksioneve të kompanisë koncesioanre të zbuluar në skandalin e “Panama Papers”.
 
Ajo theksoi se në territorin shqiptar nuk gjenden as xhirot vjetore të GFI Albania, ndërkohë që kontrata sipas ligjit shqiptar i jep mundësinë kompanisë të mos ballafaqojë treguesit financiare.

I jemi referuar edhe Autoriteteve të Konkurencës, psh në Zvicër, për të pasur një ndihmesë me partnerët tanë ndërkombëtar për të gjetur evidenca në lidhje me xhirot e këtyre formave, por janë firma ofshorë dhe rrjedhimisht ne nuk mund të gjejmë informacione për xhirot e tyre” tha Lati. 

Kreu i komisionit Erjon Braçe ngriti shqetësimin se së fundmi janë shënuar disa ndryshime të dyshimta pronarësh në kompanitë koncesionare.
 
Sipas tij, rastet më problematike janë transaksionet e kompanisë së naftës ARMO dhe të GFI Albania. Ndërkohë Braçe u shpreh se po përgatitet të ndërrojë pronar edhe Tirana Internatioal Airport. Ai e cilësoi të papranueshme që pronarët e këtyre koncesioneve zbulohen nga mediat e huaja.

Ne gjithmonë jemi në kushtet kur nuk dimë se kush është pronar. E njëjta histori është për Rapiskanin, e njëjta histori tjetër është me pullat fiskale, ku ne prapë nuk njohim pronarin. Në vazhdojmë, vazhdojmë të paguajmë në një kohë kur këta transferojnë kuotat nga njëri tek tjetri” tha Brace.

Lati bëri publik në Kuvend edhe qëndrimin e Autoritetit të Konkurrencës kundër zgjatjes me dy vjet të koncesionit të Tirana International Airport. Sipas saj, rinegocimi i kontratës duhej bërë pa zgjatjen e koncesionit, i cili dëmton arkën e shtetit shqiptar dhe vetë qytetarët.

Ne gjykuam se ishin mundësitë për të realizuar heqjen  ekskluzivitetit për të gjithë territorin e Shqipërisë dhe marrjen e së drejtës për aeroportin e Kukësit në kushtet për mosshtyrjen e afatit të koncensionit” tha Lati.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta