Braçe: Leka mirënjohje “Bjello
gardistëve” rusë, a doni më prova?

TIRANE – Deputeti socialist, Erjon Braçe, reagoi sot në lidhje me një intervistë të princ Leka Zogut, dhënë gazetës së përjavshme ruse “Ekho planety” të 27 korrikut 2012, në të cilën Zogu shprehte mirënjohje ndaj oficerëve rusë të Gardës së Bardhë, të cilët sipas tij, mbështetën Ahmet Zogun (gjyshin e tij) në rrugën për tu bërë mbret.

Deputeti Braçe, duke ironizuar ndaj princ Lekës, shkroi në statusin e tij në Facebook se “i biri i Lekës dhe nipi i Ahmet Zogut, ky që e thërrasin "Princ Leka", i qenka mirënjohës "Bjello gardistëve" rusë që rrëzuan qeverinë e Fan Nolit dhe sollën në pushtet Ahmet Zogun!”.

brace facebook

Sipas deputetit socialist, Leka Zogu, njëkohësisht dhe këshilltar politik i presidentit Nishani, me përgjigjet e tij në intervistë dëshmon një tjetër provë të pushtetit presidencial, me një këshilltar, që sipas tij nuk njeh historinë.

“A doni më prova?, shkruan Braçe, teksa vijon “ky është këshilltari politik i presidentit Bujar Nishani”.

(gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Argita Malltezi paraqitet në SPAK

Argita Malltezi paraqitet në SPAK