Braçe në 75-vjetorin e çlirimit të Beratit: Ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen, ka sakrifikuar për t'u përballur me të (VIDEO)

BERAT- Zv/ Kryeministri Erjon Braçe ishte ditën e sotme në Berat ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar për 75-vjetorin e çlirimit të Beratit. Gjatë fjalës së tij Braçe vlerësoi kontributin e kësaj treve në Luftën Anti-Fashiste Nacionale Çlirimtare, duke e quajtur një nga përpjekjet më të lavdishme të popullit për liri dhe pavarësi.

Braçe tha se ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen, por ka sakrifikuar për t'u përballur me të keqen.

"Qyteti i Beratit nuk u harrua kurrë, sot kujton një ditë të shënuar si ajo e çlirimit. Sot është një ditë e mirë jo vetëm për Beratin por për kështjellën në Berat. Jemi në qendër të një treve që ka luftuar për vendin. Historia e LANÇ e përmbledh të gjithë përpjekjet historike të banorëve të Skraparit, Beratit Kuçovës, Myzeqesë në përpjekjen për t'i dhënë vendit lirinë. E gjithë kjo trevë ka brenda saj ngjarja historike. LANÇ është një nga përpjekjet më të lavdishme të popullit për liri dhe pavarësi. Ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen por ka sakrifikuar për t'u përballur me të keqen. Pa më të voglin diskutim që sot nderi dhe respekti shkon për partizanët për ata 10 batalion që kryesoheshin nga Margarita Tutulani, komandantin Gjin Marku dhe çdo partizan të asaj brigade që çliroi Beratin', tha Braçe

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën