Braçe: Në shtator, krizë të thellë
energjetike, krim i Berishës
KESH: Po s'importuam do kemi kolaps
C

Braçe: Në shtator, krizë të thellë<br />energjetike, krim i Berishës<br />KESH: Po s'importuam do kemi kolaps<br />C
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe bën përgjegjës kryeministrin në detyrë Sali Berisha për gjëndjen "katastrofike" ku ndodhet sistemi energjetik të cilin ai e kishte paralajmëruar një javë më parë.

Deklarata vjen pas alarmit të dhënë sot paradite nga 
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare se nëse 'CEZ Shpërndarje' nuk nis menjëherë importin e energjisë për të mbuluar humbjet, vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik në shtator.

"Siç iu pata thënë: Gjendja e sistemit elektro-energjetik është katastrofike! Fjalë për fjalë, siç u tregova një javë më parë, u konfirmua sot!", nis Braçe komentin në faqen e tij në Facebook.

Ai ka bërë komente mbi raportimin e fundit të drejtorit të KESH, i cili sipas Braçes konfirmoi se: "CEZ nuk po ble/importon energji elektrike sipas detyrimeve kontraktuale; CEZ humb në rrjet gati 46-50% të energjisë dhe kërkesa ndaj KESH për të mbuluar këtë humbje po zbraz liqenet e kaskadës së Veriut".
 
Braçe ka kujtuar se "zbrazja e liqeneve të Kaskadës do bëjë që në shtator të jemi në krizë të thellë burimesh dhe të varur nga importi dhe çmimet e shtrenjta; çmimet e shtrenjta do kenë përballë mungesën e parave të KESH dhe CEZ për të blerë energji".

Më tej ka bërë të ditur se "CEZ i ka KESH 450 milionë dollarë borxh, duke e lënë pa para edhe për rroga. CEZ për vite nuk ka para, nuk po arkëton as paratë që ishin thuajse në një nivel prej 40 milionë dollarësh në muaj prej vitesh.  CEZ iu ka prodhuesve të vegjël të enegjisë mbi 20 milionë dollarë borxh, duke i futur edhe ata në kolaps!"

Sipas Braçes, "e gjitha është e vërtetë dhe e qëllimshme!! Pas krimit me financat publike, ky është krimi i dytë më i madh, që Sali Berisha po bën ndaj shqiptarëve. Ky krim duhet ndëshkuar!".

statusi brace

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike