‘Ok’ buxhetit e paketës fiskale, kalojnë në Kuvend! Braçe në Komision: Të ndryshohet TVSH për bujqësinë, po dëmton sektorin e përpunimit (VIDEO)

TIRANË- Buxhetit të Shtetit të vitit 2023 do t’i shtohen 1.26 mld lekë që do t’u alokohen 18 institucioneve, kryesisht në sektorin e drejtësisë për shtim punonjësish dhe investime në infrastrukturë. Kërkesa e Komisionit të Ligjeve, ka marrë dritën jeshile në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Socialist Erion Braçe e komentoi shtesën si kosto të panevojshme në kurriz të qytetarëve.

“Për çfarë shtohen këto punonjës, çfarë janë këto! Vit për vit shtohen para, shtohet kosot, por për çfarë”, tha Braçe.

“Ministria e Financave nuk i ka pranuar në raund normal diksutimesh, ne ishim për mos rritje të numrit të punonjësve, por me kërkesë të komisionit të ligjeve, u ra dakortë që në ulej të numrit të atyre sa ishin kërkuar më herët”, shtoi Ibrahimi.

Debat pati edhe për fermerët, për të cilët Braçe ngriti shqetësim se nuk u jepen subvencione.

“Janë 13 000 fermerë të papaguar. Nuk kanë marrë naftën”, tha Braçe.

“Ne kemi vendosur mbështetje shtesë për bujqësinë, këtë e kemi bërë dhe vitin e shkuar dhe këtë do bëjmë dhe vitin tjetër”, iu përgjigj ministrja,

Lidhur me paketën fiskale, Braçe kërkoi ndryshimin e TVSH për Bujqësinë, por Komisioni i Ekonomisë e rrëzoi.

“Të rikthehet skema e autofaturimit, së dyti, përmes autofaturimti të kreditohet TVSH për ta barazuar atë 20% me 20% dhe së treti të mos rimbursohet TVSH për autofaturuesit. Mendoj se duhet të përjashtojmë nga TVSH shqerrat e mbarsura. Le ti japim mundësi bujkut të ndërtojë një ekonomi të vogël kur numri lopëve ka rënë shumë. Kërkoj mbështetje për këtë të dytën”, tha Braçe.

“Kemi diskutuar dhe kemi marrë masat, që të gjitha fondet që shkonin për rimbursimin e TVSH me 6%, u alookua në mbështetje direkte për fermerët. Edhe në buxhetine vitit 2023, ky fond vjen në rritje. Ne u angazhuam, që vërtetë të hiqnim një skemë abuzive, pasi ato para nuk shkonin te fermreët, por u përpoqëm të rritnim skemën direkte për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Ky diskutim nuk duhet bërë sërish, është një vendim i marrë vetëm vitin e shkuar. Ne kemi patur rritje të prodhimit vendas dhe eksporteve gjatë këtij viti. Propozimi 2, është teknik, që mund të merret në konsideratë duhet relacion teknik nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo që duhet të shprehet për këtë propozim ligjor”, u përgjigj ministrja.

Pas më shumë se një muaji diskutimesh, Pr/Buxheti 2023 dhe Paketa Fiskale kanë marrë vulën përfundimtare të komisioneve kuvendore për të kaluar në seancën plenare të 24 nëntorit, ku parashikohet votimi i tij përfundimtar.

Buxheti i vitit 2023 parashikohet 632.9 mld lekë ose rreth 29% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Borxhi publik synohet të ulet në 69% nga 73.2% që ishte në 2021, ndërsa rritja ekonomike pritet të shkojë 2.6% vitin e ardhshëm.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë