Zv. kryeministri Erion Braçe i kthen përgjgje akuzave të nënkryetarit të PD Edi Paloka e cili e quante si shërbëtorin e bandës së Lushnjes.
Braçe thotë se kur Paloka flet për bandat si një prej bandave dhe si një njeri i krimit.
"Nje pergjigje ne 7 pjese per Edin dhe cdo paloke qe rri e i del per zot krimit te tij e jo vetem, dhunes djegies dhe vrasesve te njerezve te pafajshem!
Po ta perseris; Ligji i njejte e i barabarte per mua e per ty!
Une nuk kam frike prej tij! Ti pse i ke shpallur lufte ligjit? Cfare te tmerrin kur je kaq trim?
1.Kur Paloka flet per bandat, pa me te voglin diskutim flet si njeri prej bandave!
Une pjese e bandes se Lushnjes e vendosja zgjedhjet me ta?
Po ku Paloke?
Ne Berat me siguri! Se koha per te cilen po flet me ka zene ne Berat! Aty ku zgjedhjet i keni bere ju, e i fitoja une perhere!
2.Kur Paloka flet per koleget e mi te lidhur me krimin, padiskutim flet si njeri prej bandes se krimit!
Se historia eshte e gjate, nuk nisi sot!
“Koleget e mi” Paloke ishin ortaket e tu kudo, nga Lezha ne Shkoder, ne zgjedhje e pune te tjera qe ti i beje me zell te madh!
3.Kur Paloka flet avionet e droges, perseri pa me te voglin diskutim flet si njeri nga banda e droges!
Paloke, ta kam thene ty e jo vetem; Asnje nga ajo bande nuk ishte nga Divjaka! Nga krutani tek Polici ne krye, ishin banda juaj! Me perjashtim te policit, te tjeret i ke ne burg!
4.Kur Paloka flet per koncesionet, e ben hem si i pakenaquri te cilit si dhane gje, hem si i padituri qe sdi asgje!
Por ka nje detaj; Une kurre skam votuar nje koncesion apo privatizim qe grabit, zero!
Kunder ka qene vota ime! A e di sa ke votuar ti? Pafund! Diference karakteri!
5.Kur Paloka me tregon burgun, padiskutim qe qesh me ze e me lot! Paloke!
Se kam shkelur kurre ligjin ne jeten time, kurre; As me pistolete ne brez duke hedhur lapsin, as me bandite ne makine e tavoline, as me benzine e zjarr!
Tregoja kujt tjeter burgun Paloke, tek une sarrin dot!
6.E fundit, Paloke, ti mua te me gjesh qeli?! Ha ha ha ha ha ha ha! Po per cfare? Pse te gjej ty ne tavoline me kriminele nga me te ndyret qe ka ky vend?
Nuk hy une ne burg ne kete rast Paloke! Harroje! Do hysh ti! Dhe kur e meson ate rruge, e perserit pa fund, kur ligjin shkel!
7.E fundit fare Paloke; Kurre, po kurre nuk do pija deri ne tapezim, per ti dale ne mbrojtje vrasesve te njerezve te pafaj! Ti e ben! Per miq se kam zakon te flase-ti i perflet dhe ata, por per vrases me pushtet e bej cdo here! Diference e thelle karakteri perseri!", shkruan Braçe.
Lajmi kryesor: