Braçe: Para ligjit kushdo që ka shfrytëzuar pasuritë kombëtare
TIRANE, 12 Nëntor/ATSh/- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, kërkoi nxjerrjen para drejtësisë së përgjegjësve që kanë abuzuar me ligjin duke shkaktuar dëm të pasurisë kombëtare. “Gjatë 8 viteve të shkuara administratat fiskale janë përdorur për të favorizuar një kasë biznesmenësh dhe për të diskriminuar pjesën më të madhe të biznesit […]
/ATSH/- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, kërkoi nxjerrjen para drejtësisë së përgjegjësve që kanë abuzuar me ligjin duke shkaktuar dëm të pasurisë kombëtare.
"Gjatë 8 viteve të shkuara administratat fiskale janë përdorur për të favorizuar një kasë biznesmenësh dhe për të diskriminuar pjesën më të madhe të biznesit në vend, duke shkatërruar konkurencën, biznesin. I kanë detyruar të falimentojnë nga mënyra si e kanë aplikuar ligjin në dy administrata", deklaroi Braçe.
Braçe tha se nëse ka përgjegjësi penale nga drejtuesit e mëparshëm të këtyre dy administratave duhet të çohen para ligjit dhe nuk duhen lejuar të gjejnë ombrellë politike. Më tej, ai shtoi se ka ende sektorë të rëndësishëm të ekonomisë që nuk kontribuojnë në buxhetin e shtetit, ose në nivel minimal në raport me pasurinë kombëtare që kanë marrë në administrim dhe nga e cila përfitojnë fitim maksimal. "E kam fjalën për kompanitë koncensionare në fushën e hidrokarbureve apo fushën e minerareve të ngurta", theksoi ai.
Sipas Braçes, nëse ka pengesa ligjore, do të bëjmë rishikimet e domosdoshme për t'u hapur rrugën për të çuar ligjshmërinë edhe mbi financat e këtyre kompanive. Ai po ashtu tha se paketa fiskale për vititn 2015 mbështet industrinë përpunuese në vend. Në përgjigje të akuzave të opozitës për ligjin mbi të ardhurat personale, Braçe sqaroi se pr/ligi i paraqitur nga qeveria nuk taton depozitat, por mbi interesat.
"Pjesa më e madhe e depozituesve në Shqipëri që kanë depozita deri në 3.5 milion lekë, pjesa që u rritet është vetëm 290 lekë në vit", tha Braçe. Ai akuzoi opozitën se mashtron me shifrat.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44