Deputeti i PS, Erion Braçe nuk bie dakord me propozimin e Tabakut për shtyrjen e afatit për subjektet e interesuar për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e vecantë” investitor strategjik.
“Ka disa tipologji të investitorit strategjik. Ka investitor që operon në tokën e vet, ka një tipologji tjetër që është investitor ku tokën e vë në dispozicion të shtetit duke ndërhyrë dhe në tokë të dikujt tjetër.
Jam kundër kësaj historie. Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë këtu. Kush ndërton për qëllimi përfitimi duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregullave që i nënshtrohet gjithkush tjetër dhe çmimi të vendoset nga i zoti i pronës. Shoh që ka operatorë që mua më rezulton se nuk janë dështim. I është vënë toka në dispozicion nga shteti dhe kanë bërë super projekte. Referojuni rastit të fundit të një hoteli të bërë në Hamallë.
Rezerva ime ka të bëjë me 2 gjëra, duhet garë dhe për këtë. Pushteti vë në dispozicion tokë publike dhe duhet garë. Kredi mund të marrim të gjithë nëse kemi në dispocion tokën. Tjetra që kam është për zbatimin e kontratës. S’mund të vijojmë të prokurojmë si në shekullin e shkuar. Më vjen keq Tabaku por s’më mbush dot mendjen shtyrja apo afrimi i afatit”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Transparenca për koncesionet, Tabaku paketë ndryshimesh: Përgjegjësia të jetë personale! Braçe: Mbështes draftin, jo koncesione të reja këtë vit që rishikohet ligji
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jorida Tabaku: Qeveria, model ekonomik që ka favorizuar një pakicë
25 Janar, 13:45
-
Jorida Tabaku: Qeveria po bën gati 400 milionë euro për projekte elektorale, në kundërshtim me ligjin
24 Janar, 11:36
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
Resortet me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
22 Janar, 12:56
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
20 Janar, 12:14
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Irma Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20