Krifca ‘paqe’ me Braçen, i pranon propozimin që grumbulluesit t’i paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve! Ministria: Problem që duhet zgjidhur

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe deputeti socialist Erion Braçe bëhen bashkë për mbrojtjen e fermerëve. Nisma ligjore e propozuar nga Braçe ka gjetur përkrahjen nga qeveria, por edhe nga opozita. Braçe prezantoi sot nismën e tij para Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Braçe kërkon që grumbulluesit duhet të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve ose në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa.

“Do rregullojë tregun. Kemi një problem të madh, nuk është gjithë sistemi i grumbullimit infomal, ka kompani që punojnë drejt. Kanë marrë mbi veten edhe koston që i kemi ngarkuar ne me sistemin fiskal që kemi bërë. Konkurrohen padrejtësisht nga kompani që punojnë thjesht me produktet e bujkut. Paratë i kthejnë kur kanë mundësi, kur dëshirojnë, duke pasur parasysh një bujk që s’ka asnjë instrument në dorë, as faturë për të kërkuar paranë e vet”, tha Braçe.

Zv.ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote pranoi se ky është një problem, pasi grumbulluesit vonojnë pagesat për fermerët, duke i penalizuar këta të fundit për të mbjellë produket buqësore. Kote tha se e mirëpresin propozimin e Braçes dhe se ky problem duhet zgjidhur njëherë e mirë. 

Bujqësia dhe fermerët kanë filluar të rajonizohen, të rriten. Problem që sot haset në të gjithë sektorin që e njoh mirë. Duhet zgjidhur dhe duhet ndërhyrë. Nuk heq dot asgjë nga ato që tha Brace. Fermeri që është më nipt lidh kontratë paraprake, por afati dhe mënyra e likuiditetit ka vonuar dhe prish hallkën. Nëse s’prodhon fermeri magazina kthehet në kufomë. Kjo simbiozë duhet të zgjidhet nga shteti. Problem që haset sot në bujqësi. Kompanitë e grumbulluesve duhet të shikohen, ta ndërtojnë punën në mënyrë të tillë që mos të krijojnë probleme. Nëse nuk ja japin në kohë likuiditetin, nuk mbjell dot. Hapi jonë dhe akumulimi që kanë fermerët tanë nuk është shumë i madhe”, tha Kote.  

Por nga ana tjetër opozita edhe pse është dakord me këtë propozim të deputetit Brace, ka dyshime për realizimin.

“Qëllimi është pozitiv. Po a mundet që ti detyrojmë të futën në marrëdhënie kontraktuake dhe ti përmbahen kontratës. Unë them vetëm nëse ndryshon skema e TVSH. Jam pak skeptik", tha Agron Duka

"Një mundësi e qartë që të rregullojmë marrëdhëniet mes tyre. Nëse kanë një kontratë, jo me gojë. Një pjesë e madhe kanë humbur lekë, para, s’kanë ku ti kërkojnë para se s’kanë dokument në dorë. Do vazhdojmë të jemi kështu, apo të detyrojmë në shkallë që gjithsecili të ketë një kontratë. Nëse bien dakord se paratë do i marrin pas një viti dhe kjo është me shkrim, s’kemi ca i bëjmë. Rri në fuqi kontrata që ata kanë", tha Braçe. 

Ndërsa për deputetin demokrat Xhelal Mziu, problem mbetet deficiti i lartë tregtar. Ai solli në vemendje stoqet e prodhimit dhe hedhjen e tyre ne kanale.

"Borxhi tregtar u rrit 7.2% më shumë se një vit më parë. Kosto 40 mld euro deficiti tregtarë. s’do kishim patur hedhjen e domateve në kanale, por do kishim pasur fabrikë salce", tha Mziu. 

"Bujqësia është në suficit tregtar, nuk është në deficit, për 2 njësi eksport kemi 1 njësi import", tha Braçe. 

Ndryshimet ligjore të propozuara nga Braçe u votuan nga mazhoranca dhe opozita ndërsa vulën përfundimtare do ti marrin në Komisionin e Ekonomisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Propozimi i Braçes për grumbulluesit, Duka: Jam skeptik, si do i detyrojmë grumbulluesit të paguajnë fermerin brenda 60 ditëve! Deputeti: Do kenë penalitet nëse shkelin kontratën

Deputeti i opozitës Agron Duka ka mbështetur nismën e socialistit Erion Braçe për të detyruar grumbulluesit që të paguajnë fermerët brenda 60 ditëve. Duka tha se do e votojë nismën, por është skeptik se si ky ligj do rregullojë marëdhëniet mes grumbulluesve dhe fermerëve.

“Do e votoj nismën, por se di sa mund të sjellë ndonjë gjë të mirë. Përderisa nuk ka kosto një buxhet, qëllimi është pozitiv. Po a mundet që ti detyrojmë të futën në marrëdhënie kontraktuale dhe ti përmbahen kontratës. Ca do rregullojmë me anë të këtij ligji. Si luftohet informaliteti? Unë them vetëm nëse ndryshon skema e TVSH. Jam pak skeptik, si mund ti detyrojmë dy veta, që njëri shet e tjetri blen që ti paguajë atij tjetrit brenda 60 ditëve.

Braçe tha se ky ligj i propozuar i rregullon marrëdhëniet mes grumbulluesve dhe fermerëve në rast se ata kanë një kontratë dhe nëse grumbulluesit e shkelin atë do të kenë penalitete.

“Ka ndërmjetës sot në treg, ka nga ata që ofrojnë vetëm magazinim. Ka nga këta që bënë pastaj, edhe pa u ligjëruar, bëjnë edhe eksporte. Ka të tjerë që merren edhe me përpunim. Në këtë gamë të gjerë ju e keni patur një iniciativë para një viti e pak. Që saktësonte rolin e secilit në treg. Dod oja që ministria e bujqësisë ta merrte parasysh për të bërë definicione të qarta s ekush quhet grumbullues. Ka edhe nevoja për iniciativa të tjera. Është e tepërt të vazhdoj ta theksoj se mënyra sesi funks tvhs në ekonomi, treg të brendshëm e përpunim është e padrejtë. U keqpërdor edhe u vidh nga eksportuesit. Problematik e madhe për përpunim dhe grumbullim me qëllim tregun brenda vendit.

Çfarë mund të përmirësojë? Kolegë, nëse nuk funksionin hallkat e shtetit asgjë nuk funksionon. Sheshtin e kemi të funksionon si rregullator dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Edhe po u miratua, nëse s’do funksionojnë hallkat e shtetit s’do zgjidhim gjë. Të dyja bashkë, ligji dhe agjencitë ligjzbatuese të shtetit mund të garantojnë zbatimin e tij. Një mundësi e qartë që të rregullojmë marrëdhëniet mes tyre. Nëse kanë një kontratë, jo me gojë. Një pjesë e madhe kanë humbur lekë, para, s’kanë ku ti kërkojnë para se s’kanë dokument në dorë. Do vazhdojmë të jemi kështu, apo të detyrojmë në shkallë që gjithsecili të ketë një kontratë. Nëse bien dakord se paratë do i marrin pas një viti dhe kjo është me shkrim, s’kemi ca i bëjmë. Rri në fuqi kontrata që ata kanë. Në çdo pikë grumbullimi që po mbjell domaten e re, haje shkojmë tani, a ka faturë? Pse mos t’i detyrojmë me ligj ta bëjnë kontratën”, tha Braçe.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë