Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zv. kryeministri Erion Braçe prezantoi raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018. Braçe deklaroi se do nisë plotësimi i dosjeve për secilin punonjës bazuar në performancën e tyre dhe jo në ngjyrimet politike që ai përfaqëson. Braçe u shpreh se do merren masa edhe ndaj punonjësve që janë përfshirë në këto 30 ditë jo vetëm në fushatë elektorale, por edhe ndaj atyre që u përfshinë në akte të dhunshme duke iu sulmuar sulmeve në ambientet publike të kthyera në KZAZ në bashkitë e djathta në vend.
Braçe tha se “jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit përfundimtar i cili do të përfshijë gjithë periudhën zgjedhore”.
Braçe: Në ministri vazhdojnë ende të jenë në fuqi kontrata të trashëguara brenda ministrisë. Ka ende punonjës që në orën 08:00 nuk shkojnë në zyrë të hapin kompjuterin por shkojnë në kafe. Ju keni të drejtëqë thoni si mund të marrin vlerësime pozitive këto. Në 90% të tyre, si mundet. Ne marrim vendime për të larguar punonjës. Po i mëshojmë shumë fort dosjes për secilin nëpunës që vlerësimi të jetë i përputhur dhe i mbështetur në performancën e secilit prej tyre. Po i mëshojmë pjesës se nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Ndryshe do kishim bërë si të tjetër para nesh. Për çdo nëpunës do kërkojmë zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e objektivave sipas përshkrimit të punës. Në rast se bëjnë punën do qëndrojnë nëse jo do ikin. Edhe gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës elektorale nuk është se nuk ka raste të përfshirjes të administratës por ajo që ishte më masive ishte përfshirja e tyre në akte të dhunshme. Ne kemi kërkuar ka të bëjë me identifikimin e vendeve publike brenda një kohe sa më të shkurtër.
Relatorja- Na janë kërkuar 139 pozicione për t'i shpallur. Nga këto na janë plotësuar 96 pozicione, ndërsa 34 kanë rezultuar pa fitues. Mbetet ende sfidë plotësimi i pozicioneve në rrethe. Kjo vijon të mbetet sfida jonë sepse nuk mund të pranojmë kandidatë të dobët në vende që kanë mbetur bosh.
Braçe- Institucionet reagojnë me vonesë për të shpallur një vend vakant. Do mundohemi të luftojmë idenë e familjaritetit. Nuk do tolerojmë që brenda institucionit të merret 'njeriu im'. I bëj thirrje të rinjve që duan të bëhen pjesë ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Nuk e kam marrë përsipër unë dhe nuk ka për ta marrë përsipër askush. Edhe pse merren ekselentë, kalon një kohë dhe drejtuesi i sheh me sy tjetër. Ka dhe një fenomen negativ, ata që hyjnë për herë të parë në institucion thonë a do bëjmë ndonjë punë për vete, dhe harrojnë detyrën që kanë. Është e kotë t'u bësh përshkrim pune dhe t'i vendosesh objektiva. Vëmendja e posaçme në këtë histori është të përzgjedhim njerëz që nuk çedojnë.
Andi Përmeti: Sipas raportit që kam në tavolinë, thuhet se nëpunësit e larguar nga puna janë rikthyer në masën 32 %. Pse të tjetët nuk janë kthyer? Pse të tjerët duhet të marrin nga dy pagesa. Unë dëgjova që disa emra dhe persona që janë rikthyer pa të drejtë në vitet 2017-2018. A ka ndonjë emër nga vitet e mëparshme. Ju thatë se fëmijët nuk janë përdorur në fushatë, por sa kohë ka qëndruar Veliaj me fëmijët në fushatë, nuk ka qëndruar as Michale Jeckson.
Braçe: Unë iu referova ligjit. Kjo nuk ka ndodhur as në mitingje që të merren fëmijët nga ora e mësimit dhe të dërgohen në fushatë. I kam kërkuar me ngulm ministrisë që ta bëjë këtë raport. Nëse ka ndonjë rast kur fëmijët në mënyrë të organizuar janë marrë nga shkolla për t'u dërguar në mitingje. Kur fëmijët duan të bëjnë foto nuk mund t'i thuhet ik. Kultura jonë në raport me fëmijët lënë shumë për të dëshiruar.
Relatorja: Shifra është krahasimore dhe nëse do shkoja në vlerë reale kemi 149 vendime gjyqësore të zbatuara. Ne kemi diskutime me gjyq-fituesit dhe duhet të ndjekim mekanizmat ligjorë. Shembujt që u dhanë ishin për të thënë se ndryshimet nuk janë bërë në bazë të ngjyrimeve politike
Vasilika Hysi: A është menduar një mënyrë bashkëpunimi qoftë me tregun dhe administratën publike apo studentët e ekselencës që ata të qëndrojnë në Shqipëri?
Braçe: Jemi në një proces shumë të ngushtë me KE. Raportojmë dhe raportimi është shumë konkret. Është marrë një angazhim. Kemi zhvilluar një proces shumë të mirë. Raportojmë atje në mënyrë të posaçme. Nuk e kemi fare problem që në raportin e vitit të ardhshëm të vendosim një pikë mbi atë që kemi bërë. Ju folët për një proces informimi të mirë dhe më intensiv por besoj se jeni në dijeni se ka ndryshuar komplet marrëdhënia me Universitetin. Pakti për Universitetin na e ka krijuar këtë mundësi. Edhe kryeministria ka ndërmarrë një tur në çdo Universitet. Minisritë kanë një proces shumë të qartë edhe sa i përket çështjeve të administratës apo dhënies dhe marrjes së porosive, konsulencë, projekte, programe. Do vijojmë ta bëjmë këtë gjë sepse e kemi detyrim.
Kociu: Kisha një pyetje për financimin.
Braçe: Unë e di që fokusi kryesor kanë qenë investimet publike. jemi në një proces të rishikimit dhe përgatitjes së buxhetit për vitin 2019 dhe të tre vjeçarit. në 2020 administratën publike e kemi prioritet.
Normal, për ta përfunduar fjalinë.. 'ata që punojnë do rrinë të tjerët do ikin ne kafe..! Kjo lloj komunikate tingëllon pa etike përveçse bajate e rutinë e gënjeshtërt!
PërgjigjuE çmë nevojitet një burokrat që ndez kompjuterin në ora 8. Shkurtoni administratën dhe jepini frymë biznesit privat, keni nga 5 njerëz për sektor, ku dihet botërisht që vetëm ai rrezikziu pa mik punon.
PërgjigjuSa mire do ishte... por vetem llafe llafe
PërgjigjuOk z.Brace shume iniciative per tu pergezuar !! Fillimisht mendo te rrisesh edhe nivelin e pagave qe ne te kualifikuarit te vijme te plotesojme vendet vakante. Po flas per drejtoret une ata qe vene ne oren 11 e 30 ne pune dhe ikin ne 12 sepse do hane dreke.
PërgjigjuAdministrata publike kerkon elita, jo satelite, qe nuk dine te lidhin te veshurat e tyre e jo me t`i sherbejne njerezve. Bejeni, çfare prrisni me?
Përgjigjupo prit se nje here do flase per te e pastaj nuk do beje asgje...
demagogji...asgje ska per tu bere ...thjesht show sa per te thene .. te besh shtet do te thote te krijosh pakenaqesi..ndersa keta thone do bejme shtet dhe do kemi mbeshtetje ,,,nuk shkon sepse natyrshme krijohen pakenaqesi... dhe pakenaqesia sjell ulje te votave ..dhe ky risk duhet mare nqs DO TE BESH SHTET..por ska burra shteti qe e marin persiper se puishteti eshte i embel.
PërgjigjuOre ti e ke shume mire, por nese te mbeten te gjithe ne site e nuk kalon asnjeri, a me thua dot se cfsre do besh? Jane te gjithe bark-derra, qe ose rrine kot ose bejne punet e tyre private. Nuk e can koken asnjeri per pergjegjesite qe ka. Thjesht vegjetojne. Mos u cuditni 95% jane keshtu.
PërgjigjuPa riciklim z. Brace! Refren i vjetër dhe bajat kjo lloj direktive. Punoni duke aplikuar legjislacion dhe meritokraci e mjaft!
Ato qe votuan familjarisht: Qendrojne Ato qe votuan vetem vete: Ulen ne detyre Ato qe nuk Votuan:Jane te paafte, Nuk e bejne punen PostZgjedhum
Do te perdorim sita me vrima te ndryshme gjate cdo viti. Keshtu qe ne fund do te kemi miell 00 per te bere petulla!