Braçe reagon për rastin e gruas të arrestuar nga pushteti i Berishës: Para Fatos Nanos shkoi në burg një grua, e mbajtën në qeli ndonëse kishte dy fëmijë të mitur

Braçe reagon për rastin e gruas të arrestuar nga pushteti i Berishës: Para Fatos Nanos shkoi në burg një grua, e mbajtën në qeli ndonëse kishte dy fëmijë të mitur

Fatbardha Dega

1704873147_fatbardhadega.png

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për historinë e Fatbardha Zenelaj-Dega, pasi kjo e fundit dha një intervistë për Rudina Xhungën, në të cilën akuzonte Sali Berishën.

Dega ka treguar me detaje si pushteti i Berishës e futi në burg, ndërsa ishte shtatzënë atë mesnatë të 32 viteve më parë, në Bajram Curr, sepse ajo, bashkëshorti i saj ishin të angazhuar politikisht.

Braçe shkruan se Dega u arrestua politikisht dhe u mbajt në qeli ndonëse kishte dy fëmijë të mitur.

“Pooo, para Fatos Nanos, në burg shkoi një grua-Fatbardha Zenelaj-Dega! Në Tropojë, si socialiste! Në Tropojë, Bardha ishte dhe është e vetmja grua e burgosur në 34 vite, nuk ka asnjë grua tjetër.

U arrestua ne orën 24:00, ne shtator 1992, u burgos-as detyrim paraqitje e as arrest shtëpie si grua e nene e dy te miturve, hetuesia ju be ne këtë gjendje-duke e mbajtur në burg, gjyqi gjithashtu ju be duke e mbajtur ne burg, prokuror pati një mekanik te bere jurist veç ne 6 muaj kurs politik. Gjykata e shpalli të pafajshme dhe ashtu doli nga burgu, duke konfirmuar arrestimin politik.

Fatbardha Zenelaj-Dega u arrestua pas një serie ngjarjesh të rënda ndaj socialistëve në Tropojë. Por mbi te gjitha, vetëm 50 ditë pasi Partia Socialiste fitoi në zgjedhjet vendore Bashkinë e Tropojës, për herë të parë e veç pak muaj pas zgjedhjeve politike të 22 marsit!

Kuptoni? Një grua në arrest burgu, politikisht! Kuptoni? Jo një bure ne detyrim paraqitje apo arrest shtëpie se është i pasur prej korrupsionit masiv! Diferencë e madhe”, shkruan deputeti socialist.


Lajmi kryesor:

'Historia e fëmijës që dështova në burgun e Tropojës', Fatbardha Dega: Unë akuzoj Sali Berishën!


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë