'625 mijë dollarë u deklaruan të paguara nga PD'/ Braçe: Dy prokurorët janë përdorur për të pastruar imazhin e 'Lylzim' Bashës!

'625 mijë dollarë u deklaruan të paguara nga PD'/ Braçe: Dy prokurorët janë përdorur për të pastruar imazhin e 'Lylzim' Bashës!

Zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës, e cila rrëzoi akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Braçe thotë se vendimi i sotëm i Prokurorisë për të çuar Bashën dhe dy funksionarët e tjerë të PD-së, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin në gjykatë vetëm për falsifikim dokumentesh është i turpshëm dhe i neveritshëm.

Duke theksuar se Prokurorët kanë pranuar se Basha ka falsifikuar dokumentet e PD-së drejtuar KQZ-së për shpenzimet, Braçe thotë se ata nuk kanë hetuar asnjë minutë shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nën kontrate me PD në SHBA.

Reagimi i Braçes:

PO 625 MIJE DOLLARE NGA DOLEN??!! Koli, Kloli, Tani, Toni, Tela, Lela, me lejen tuaj, a mund te flase per keto parate? Duken shume para, duhet folur apo jo? Atehere, vendimi i sotem i dy prokuroreve eshte qesharak, i turpshem dhe i neveritshem! PROKURORET NUK KANE HETUAR, NUK KANE BERE AS AQ SA KANE BERE GAZETARET NE SHQIPERI, SHBA E SKOCI! DY PROKURORET, JANE PERDORUR MU ASHTU SIC THOTE PD NE TRAKTIN E SAJ; PER TE PASTRUAR IMAZHIN E LYLZIM BASHES DHE PARTISE SE TIJ. NGA NJE KRIM QE JA BEN MUUUUUU! E kane bere tani, me nxitim, para ngritjes se Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit, lende e se ciles kjo ceshtje eshte, PER TA MBYLLUR, VARROSUR!

Sic i varrosen Kalimashin, Levan-Tepelenen e Levan-Vloren, vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit! Te gjitha krime te parashikuara ne ligj, por te pandeshkuara kurre prej prokuroreve e gjykatesve te tij; PERMBARUESI I PUNEVE TE NDYRA TE LYLZIM BASHES, NJE ISH ZYRTAR I KORRUPTUAR I QEVERIVE. KU AI ISHTE PJESE, JA DOLI SERISH. Vini re; Prokuroret pranojne se, Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ, por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA. Nuk kane marre as letrat qe i kane marre te gjithe gazetaret, te gjithe! Eeej, jo deshmine e Nik Muzin, por as letrat qe ai ka depozituar ne Departamentin e Drejtesise! A e kuptoni se cfare hetimi leshi kane bere?

Pyetja ishte dhe eshte: NGA DOLEN 625 MIJE DOLLARE QE NIK MUZIN KA DEKLARUAR TE PAGUARA NGA PD NE SHBA? Prokuroret as kane marre deklaratat, as kane numeruar parate, as kane hetuar per burimin e tyre! Thone qe ka falsifikuar formularin, por nuk thone per sa para behet fjale, nuk thone as cili eshte burimi i parave. Ato para jane paguar, jane deklaruar te paguara ne SHBA! Prokuroret, me vendimin e tyre, thjesht i kane “pastruar” sot, sic Lylzim Basha ka kerkuar! Turp e faqja e zeze! Nuk i hidhni dot hi syve kujt, ceshtja eshte shume e thjeshte, e bere fije fije si krim, publikisht, kudo!


Lajmi kryesor:

Lulzim Basha në gjyq për 675 mijë $ në SHBA/ Spiropali: Të provojë pafajësinë dhe të kthehet në krye të opozitës


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja