TIRANË - Shqiptarët konsumojnë bukë me proteina të varfëra ose pa to fare. Kjo gjë është bërë e ditur nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe, njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend.
 
Sipas tij, njëri prej vendeve të rajonit tonë, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur, ka pastruar depot e veta duke sjellë miell të tillë në Shqipëri.
 
“A e dini çfarë buke konsumojmë ? Në fund të dhjetorit, në Komisionin e Ekonomisë, dëgjova përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Miellit. Të gjithëve, si komision, na bënë me dije:
 
Mielli që hyn në Shqipëri është i varfër në proteina, i varfër tej kufirit të poshtëm të lejuar!!”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, “pra, nën 12.5 për qind proteina!! Më poshtë se kaq nuk ka vend tjetër në Rajon, në BE jo e jo, që të konsumojë miell me këto tregues”.
 
“Këto 8 vite që kaluan ka ndodhur kështu qartësisht dhe eksportuesi ka qenë një vend në këtë rajon, i favorizuar qartësisht nga qeveria e mëparshme. Ka "pastruar" depot e veta”, thekson deputeti Braçe në shënimin e tij në Facebook.
 
“Propozimi i tyre: Qeveria të vendosë si standard nivelin 12.5% proteina për çdo lloj mielli që hyn në Shqipëri!! Ka të bëj me shëndetin e secilit prej nesh!!”, përfundon shënimi i deputetit socialist, Erjon Braçe në Facebook.
 

brace ne fb
(Në foto: Shënimi i deputetit Erjon Braçe në Facebook)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)