Braçe: Si sot 17 vjet, gjakosja e
socialistëve në shesh nga Berisha

Braçe: Si sot 17 vjet, gjakosja e<br />
socialistëve në shesh nga Berisha
TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe ka kujtuar sot protestën e përgjakshme të socialistëve të 28 majit të 17 vjetëve të shkuara , kur ata u dhunuan nga policia e drejtuar nga Agim Shehu. Duke risjellë dhimbjen e tij, Braçe shkruan në profilin e tij në Fb: "Miq të mirë! Tani duhet t’i japim fund. Njëherë e mirë! Këto janë ditët! Bashkohuni dhe ngrihuni!"

“17 vite me pas!”, - shkruan deputeti, – “dy ditë pas masakrës elektorale të 26 Majit, Sali Berisha urdhëroi masakrën e Sheshit Skënderbej. Donte të na mbyllte në shtëpi, në selinë e PS-së. Por, mijëra njerëz dolën nga "shtëpitë" për tu përballur në shesh me regjimin e Sali Berishës.

Edhe 17 vite me pare ishte si sot: Shtetin e kishte partia: Presidenti ishte i PD; kryetari i Kuvendit ishte i PD; Kryeministri ishte i PD; shefi i SHIK-ut ishte i PD; shefi i Policisë dhe gjithë shefat nën të, ishin të PD; shefi i Ushtrise ishte i PD; Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ishte i PD; Kryetari i Gjykates së Lartë dhe çdo kryetar gjykate nën të ishin të PD.

Kriza financiare ishte po ajo: bankat-piramida dhe piramidat-banka këmbenin paratë dhe shpërdanin kapitalizimin e “dragonjëve” , siç i quante Berisha, njësoj si sot, ngritur mbi borxh e mashtrim.  "Armiku" amerikan ishte shpallur nga Berisha njësoj siç ka tre ditë që e bën tani.

Një surrat s’do ta harroj nga ajo ditë: Agim Shehun, njeriun që udhëhoqi masakrimin e opozitës. Është edhe sot në pushtet.
 
Sot dua t’i shpreh respektin tim të thellë çdo socialisti e qytetari që u përball ate ditë në shesh. Njëherësh edhe profesor Pëllumbit, Gramoz Ruçit, Namik Dokles, profesor Gjinushit, profesor Brokajt, profesor Milos, profesor Hajdaragës, zonjës Arta, Ndre Legisit, Blendi Gonxhes, Musa Ulqinit dhe gjithë grupit të deputetëve të PS etj.


Në Tiranë atë ditë pati shumë gjak, lot dhe dhimbje. Në Tiranë (Santiago) binte shi!
 
Atë ditë shkrova: Sali Berisha, shoh krimin tënd në fytyrën time!

Miq të mirë! Tani duhet t’i japim fund. Njëherë e mirë! Këto janë ditët! Bashkohuni dhe ngrihuni! Vendosni! Ta largojmë nga pushteti në emër të gjithë dhimbjes që i ka shkaktuar Shqipërisë e shqiptarëve në 23 vjet. Liri për Shqipërinë! Demokraci për shqiptarët!”, - përfundon Braçe.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive

Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive