'SPAK vijon detyrën përkundrejt presionit nga Rithemelimi në ballkon dhe Kuvend', Braçe mbështet kritikat e Ramës: Prokuroria e Tiranës nuk po heton evazionin

 

Erion Braçe në Frontline Interview u shpreh se janë dy ritme me të cilët po punon drejtësia, njëra është SPAK, tjetra janë gjykatat e tjera që nuk po kapin ritimin e SPAK dhe po lënë mjaft qyterarë pa drejtësi. Kjo ka qenë dhe një nga mesazhet e sotme të fjalimit të Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sakaq, Braçe ka shigjetuar deputetët e Rithemelimit dhe Sali Berishën që sulmojnë SPAK dhe i bëjnë presion në Kuvend dhe në 'Ballkon' natë për natë. Megjithatë SPAK, sipas Braçes vijon punën përkundrejt këtij presioni të jashtëzakonshëm.

'Shigjetim do të thotë pse heton filanin, pse heton drejtorin. Çështjet e evazionit nuk është sulm ndaj institucionit të drejtësisë. ‘Po e bullizon prokurorin e Tiranës’. Është thjesht kërkesë llogarie. Ka të drejtë çdokush nga ne. Po e vë në punë. Dy segmente të mëdhaja, politika dhe krimi po goditen. Por evazioni fiskal nuk po goditet e për fat të keq është evident.

Personalitete në art kulturë, sport, politikë, po shmangin detyrimet tatimore dhe shkojnë për evazion fiskal, që nga Ronaldo, Messi, presidenti Bayern Munchen, shikojnë në burg për taksa të papaguar. Kemi dy ritme të drejtësisë. Një është SPAK që vijon të bëjë detyrën përkundrejt presionit të jashtëzakonshëm natë për natë jo vetëm tek ballkoni, në sallën e Kuvendit. Çohen deputetë pa pikë turpi në sallë kuvendit dhe sulmojnë një institucion kushtetues dhe nuk ka asnjë reagim nga Kuvendi.

Kemi dhe gjykata që nuk kanë të njëjtën ritëm përkundrejt çështjeve që u paraqiten. Janë dy ritme të ndryshme. Duhet thelluar reforma, duhet që institucionet të bëhen funksionale. Përtej vendimeve që është një bilanc pune dhe duhet kontrolluar. Dhe dimensioni profesional duhet kontrolluar. Ok kaloi vettingun por çfarë po bën, po flen gjumë. Ça bën kjo drejtësia përtej SPAK? Është pjesa më e madhe e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Ky është mesazhi i atij zotërisë jo për të bullizuar prokurorinë e Tiranës. Sepse zoti Rama ka përgjegjësi për qytetarët që kërkojnë drejtësi. U ka premtuar drejtësi dhe të ballafaqohet me ta', tha Braçe. 


Lajmi kryesor:

'Kush vjedh është tradhtar' Erion Braçe në Frontline Interview: Rama reflektoi! Korrupsioni deri në 2013 ishte i përgjakshëm! Sot pa mburojë politike


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'