Braçe: Spitali i Lushnjës katastrofë, duhet rikonstruktuar! Pamjet nga sallat e operacionit lemerisin miletin! Skema e ndihmës ekonomike dhe e rimbursimit të ilaçeve jo efektive

Afërsisht 31 miliardë lekë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë do të shkojnë për mbrojtjen sociale, ku parashikohet të marrin ndihmën ekonomike 64 mijë familje. Por skema sipas deputetit socialist Erion Braçe duhet të rishikohet pasi ka nxitur punësimin në të zezë.

“Buxheti për mbrojtjen sociale 30.97 miliardë lekë. Për vitin 2024 mbështesim 64 mijë familje në skemën e ndihmës ekonomike, 161 mijë persona me aftësi kufizuar, kemi bonusin e bebes, gjithashtu 8 mijë gra kryefamiljare. Për vitin 2024 mbështesim 64 mijë familje me vlerë financimi 7.1 miliardë lekë. Përfitimi në muaj për familje është mesatarisht 9 mijë lekë”, tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

“Është e vështirë që në 10 familje ti gjej të gjitha me 9 mijë lekë. A zgjidhin, a mbajnë 9 mijë lekë familjen. Mendoj që jo, nuk u zgjidh asgjë pasi paguajnë faturën e dritave dhe të ujit. Nuk e beson njeri që këto familje jetojnë me 90 mijë lekë. Edhe në fshat jo. Skema ka nxitur punësimin në të zezë, në këto familje ka njerëz që punojnë. Një skemë solidarizimi duhet të jetë duhet më e jetë më e madhe në vlerë se 9 mijë lekëshi për të ndihmuar ato familje që realisht nuk bëjnë dot asnjë punë tjetër”, tha Braçe.

Skemë jo efikase e ka konsideruar Braçe edhe skemën për rimbursimin e ilaçeve.

“Rimbursimi i barnave për 400 mijë pacientë me vlerë 12 miliardë lekë. Janë 1191 barna tregtare që rimburohen jemi duke i parë për ti shtuar”, tha ministrja.

“Skema e barnave të rimbursueshme nuk është eficente për më keq akoma shpesh herë është bërë edhe objekt i skemave korruptive që kanë fryrë kompani farmaceutike që i kanë selitë e tyre si hotele me 7 yje”, pohon Braçe.

Me tone të ashpra Braçe ka folur edhe për spitalin e Lushnjes që nuk është përfshirë në investimet e vitit që vjen për tu rikonstruktuar.

“Sa i përket qendrave shëndetësore kjo është një ambicie vërtetë e madhe duke pasur parasysh rinovimin e 340 qendra shëndetësore. Këtë vit dhe në 2024 ne presim edhe përfundimin e 60 qendrave të reja shëndetësore”, tha ministrja Koçiu.

“A e dini që spitali i Lushnjes është në një gjendje katastrofike. Kam përshtypjen që do të lemerisej mileti po t’ju sillja pamjet nga sallat e operacioneve të spitalit të Lushnjës.

Keni një rreth që është më i madh se tre qarqe që ka nevojë për një spital se është në pikë të hallit.

Njësia administrative Rremas nuk ka qendër shëndetësore, dhe të moshuarit ndjekin doktorin nga pas për të firmosur recetat për të marrë ilaçet për rimbursim. E njëjta gjë është në njësinë administrative Bubullimas, ka nevojë për qendër shëndetësore. Nuk dua t’ju jap pamje se do vinit duart në kokë”, shprehet Braçe. 

“Spitali i Lushnjës është parashikuar për vitin 2024 për tu hartuar projekti dhe në 2025 fillon rikonstruksioni. Po kështu edhe për të dyja qendrat shëndetësore”, u përgjigj ministrja.

“Të harxhosh një vit për të bërë projektin e rikonstruksionit mua më vjen keq por është kohë e humbur”, tha Braçe.

Në buxhetin e shëndetësisë për vitin tjetër është parashikuar edhe rritja e pagave, dhe investime në rikonstruksionet e disa spitaleve e qendrave shëndetësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:04
Propozimi i Braçes për Ministrinë e Shëndetësisë: Ditët e ciklit për gratë e vajzat të paguhen nga buxheti i shtetit, t'u njihet raporti i pushimit

Deputeti i PS Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë ka propozuar që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit, pasi po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë dhe është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, që duhet kalkuluar të përfshihet në iniciativat e ministrisë së Shëndetësisë. E dyta, a ka mundësi që paketën higjeno-sanitare të grave dhe vajzave pikërisht për ciklin ta përjashtojmë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit, se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po bën Evropa që ta paguaj qeveria këtë gjë, një herë në muaj, por minimumi po kërkoj që të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit”, tha ai.

Të parat në Evropë që mund të marrin leje nga puna për dhimbjet e mentruacioneve pasi u miratua legjislacioni për lejimin e pushimit mjekësor shtesë janë gratë spanjolle. Ligji u jep të drejtën punëtoreve që përjetojnë dhimbje periodike për aq kohë sa u nevojitet, me sistemin shtetëror të sigurimeve shoqërore. Pushimi menstrual aktualisht ofrohet vetëm në një numër të vogël vendesh në mbarë botën, duke përfshirë Japoninë, Indonezinë dhe Zambinë.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/11/2023 03:34

    Pushime te paguara per menstuacionet njelloj si asaj qe punon ne fushe,i bie kazmes e digjet ne diell,apo rri ne kembe 8-12 ore e ngreh pesha te renda ne fabrike e uzine dhe asaj qe dredh zinxhirin gjithe diten midis karriges se zyres dhe asaj te kafenese?! Brace seriozisht e ke?!

    Përgjigju
  • Per Bracen: 13/11/2023 17:07

    Bravo, te lumte goja. Ka kaq shume gra e vajza qe vuajne e pengohen nga puna. Te behet me ligj, kane te drejte te mirekuptohen per arsye shendetesore.

    Përgjigju
  • Braco di ferro: 13/11/2023 16:42

    Perfundimisht braco di fero eshte gjigand vetem perla nxjerr nga qenefi i tij=hale

    Përgjigju
    • Biku: 14/11/2023 07:27

      Ti duhet te jesh me i zgjuari i fisit tend. Imagjino si do jene te tjeret

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren