Braçe 'kap' gafën e ministres së Bujqësisë: Fshati Bubullimë nuk është në Divjakë, por në Lushnjë! Kur t’i piqet shalqini Apostolit që thoni ju, do jetë 4-5 lekë

Braçe 'kap' gafën e ministres së Bujqësisë: Fshati Bubullimë nuk është në Divjakë, por në Lushnjë! Kur t’i piqet shalqini Apostolit që thoni ju, do jetë 4-5 lekë

Erion Braçe dhe Frida Krifca

Problematikat me të cilat hasen fermerët, kanë përplasur në distancë deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, me ministren e Bujqësisë Frida Krifcën.

Ministrja Krifca, ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku thotë se ishte e pranishme në fermën e Apostolit, i cili kultivon shalqinj, ndërsa ka ngatërruar edhe vendin se ku punon fermeri, pasi e ka shkruar Bubullime të Divjakës dhe jo të Lushnjës. Ndër të tjera ministrja thotë se shalqini që kultivon fermeri, do të jetë i gatshëm për tregtarët e Tiranës për rreth një javë duke shtuar se nga AZHBR ka ai ka përfituar traktor dhe agregatë që do ta ndihmojnë për të mekanizuar shërbimet në fermë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialit Erion Braçe, i cili i vë në dijeni ministres gabimin me përcaktimin e vendit. Veç kësaj, fermeri që ministrja njeh si Apostol, është Turi dhe se shalqinin pas disa ditësh do ta shesë me vetëm 4-5 lekë.

‘Bubullima nuk është në Divjakë, është në Lushnjë. Çmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë! Kur t’i piqet Turit siç e njohim ne e Apostolit sipas jush çmimi do të jetë 4-5 lekë.’- shkruan Braçe duke ju përgjigjur ministres.

Postimi i Braçes

Deputeti socialist Erion Braçe një ditë më parë në Kuvend tha se askush nuk dëgjon hallet e fermerëve dhe nuk i mbështet, ndaj zgjedhin të largohen jashtë vendin e të mos punojnë tokat e tyre këtu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendrri: 18/06/2022 07:32

    O Brace po ty a tu poqen fiqte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë