Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi sot në Kuvend prishjen e kontratave me kompanitë koncesionare të pullave fiskale dhe markimit të karburanteve, të cilat nuk kanë sjellë efekte pozitive në buxhetin e shtetit, përkundrazi janë bërë një barrë për të. Braçe tha se këtë kontrata, që janë lidhur nga qeverisja e meparshme, vazhdojnë t'i sjellin fitime të larta 'oligarkisë së djeshme', qe sundon ne treg, duke shitur mallra me çmime të shtrenjta.
"Të prishen kontratat me koncesionarët, të cilat nuk janë zbatuar dhe nuk kanë sjellë efekte pozitive në buxhetin e shtetit dhe të tilla janë kompanitë për markimin e karburanteve apo ato të pullave fiskale. Ato janë një barrë e madhe për qytetarët duke vazhduar të arkëtojnë miliona dollarë për llogari të Sali Berishës, pavarësisht se janë lidhur në qeverisjen e shkuar", u shpreh deputeti Braçe gjatë fjalës së mbajtur sot në parlament, në kuadër të rishikimit të buxhetit 2014.
Ai përsëriti rezervat dhe për arkëtimet e ulëta nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sidomos për mallrat e forta, si kafeja apo cigaret. "Në pesë vitet e fundit, ndërsa kompanitë përkatëse vazhdojmë të arkëtojnë fitime, në buxhetin e shtetit ato derdhin minimumin. Por, kohët kanë ndryshuar dhe nëse këto kompani duan të rrinë në treg duhet të ndryshojnë, në të kundërt konkurenca është e ndjeshme", theksoi Braçe.
Në këtë kontekst ai drejtoi kritika dhe për koorporatat e mëdha në vend, ajo energjitike apo koorporata e karburanteve, të cilat kanë mungesa në buxhet, që vijnë nga mosarkëtimet e TVSH-së. "Duhet të ndryshojë menazhimi i tyre, pasi ato nuk mund të vazhdojnë të bëhen barrë për buxhetin e shtetit", nënvizoi Braçe./ATSH/
/Shqiptarja.com