Deputeti socialist Erion Braçe vijon betejën e tij në mbështetje të fermerëve duke ngritur zërën për shqetësimet e tyre.

Sipas Braçes ka ‘zero’ mbështetje për imputet bujqësore, por ama kanë shumë shpenzime familjare si dhe shumë punë të bërë me djersë dhe me mund, jo me klientelizëm.

‘Zero gramë naftë! Zero lekë subvencion; -për farërat; -për fidanët; për plastmasën; për çdo imput tjetër bujqësor. Zero lekë për serën; për çdo dynym sere! Aaaaa po, shumë shpenzime familjare, shumë mund e sakrifica, shumë shumë punë; Lenc Ferracaku e punëtoret e tij! Shihni rozenë e tij; E ka bërë mundi e djersa, jo klientelizmi! Mirëmëngjesi me ata që se kanë pushim; Popullin e bujqësisë!’- shkruan Braçe.