Braçe: Vrasja e Klodjan Rashës nuk ishte politike, protesta po! Dhuna në Tiranë nuk është drejtësi

Braçe: Vrasja e Klodjan Rashës nuk ishte politike, protesta po! Dhuna në Tiranë nuk është drejtësi

1607538155_Screenshot12.jpg

Pas protestave të zgjatura pasditen e sotme që përfshinë Tiranën për vrasjen e Klodjan Rashës ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se vdekja e të riut është e pajustifikueshme, për më tepër duhet dënuar maksimalisht.

Duke iu referuar dhe disa akuzave nga politikanë të ndryshëm se kjo ishte vrasje skenuar nga qeveria, Braçe shprehet se kjo nuk ka të bëjë fare me politikën. Ndërsa për protestën e sotme ai thotë se është një tentativë politike për të marrë me dhunë pushtetin duke akuzuar opozitën.

Postimi i Erion Braçes:

Nje krim penal, i hetueshem, i gjykueshem, i denueshem maksimalisht! LIGJERISHT! Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari, te afermit, miqte e shoket e tij! Eshte e pashlyeshme per ta, ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre! Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe DREJTESI do te kete; E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor! Une nuk i di rrethanat e vrasjes, nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi, ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur; Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi, me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj; Jeta nuk merret per asnje arsye, keshtu e mendoj une! Por nje gje dua ta them tani; KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE, AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE! Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar, i pandodhur kurre me pare ne 8 vite, edhe kur policia eshte percelluar me molotove! NE NUK VRASIM! NE NA KANE VRARE! Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;  nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare! JOOO! KURRE! Nderkohe, dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane, NUK ESHTE DREJTESI! Per Klodian Rashen asfare! Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE! ESHTE DHUNE PER PUSHTET! E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!


Lajmi kryesor:

Protesta për vrasjen e Rashës/ Braçe: Vrasja jo politike, protesta po! Salianji e Hajdari: S'mjafton dorëheqja e Sandër Lleshaj, duhet drejtësi!


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak