Braçe-Ministres së Bujqësisë: Banditët kanë marrë kontratat e tokave bujqësore, prishini!Mos prisni SPAK sa t’u sekuestrojë pronat atyre

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe në Komisionin e Ekonomisë ngritit shqetësimin e kontratave të dhënies me qira të tokave bujqësore. Sipas tij, personat që kanë marrë këto toka janë banditë, ndaj i kërkoi ministres së Bujqësisë që të rishikohen dhe prishen, pasi nuk po shfrytëzohen ashtu siç duhet.

Deputeti socialist u shpreh se nuk duhet të pritet derisa SAPK te sekuestrojë pronat e këtyre personave, por duhet vepruar tani në mënyrë që tokat t’i kthehen shteti ose komunitetit.

 “Janë disa kontrata që dhënies së tokës me qira që kanë përfunduar në duar të këqija, madje po vriten për ato kontrata. Sot që flasim janë djerrë. Mundet që dikush të ketë investuar ca para por bujqësi nuk po bën me to. Ka mundësi që ju të auditoni sa më parë këto kontrata dhe të prishni kontratat ku rezultojnë persona të papërshtatshëm sepse janë banditë. Mos presim që SPAK të verë sekuestrimin e pronave të tyre. Nga poshtë në Delvinë Përmet dhe më lart. Pra të bëhet një auditim i vlefshmërisë së këtyre kontratave në raport me detyrimet kontraktuale që kanë pasur për të ushtruar veprimtari bujqësore deri tek rakordimet me institucionet ligjzbatuese derisa të marrë mbrapsht shteti atë që i takon, para se institucionet e tjera ligjzbatuese të marrin masat e tyre. Nuk e di e sata ministre jemi që ua them. Askush nuk bën asgjë për këtë. Ndërkohë në zonat si puna e Fierit edhe vriten për këtë. Do jetë mirë që sa më parë të bëhet auditimi ligjor, auditimi i kontratave dhe të kthejmë pas tek shteti atë sipërfaqe toke që është e fundme që mund të përdoret fare mirë nga të tjerë njerëz, për të bërë bujqësi dhe për të siguruara të ardhura”, u shpreh Braçe.


Lajmi kryesor:

Ministrja e Bujqësisë: Shtojmë pikat e grumbullit për prodhimet t’i shesim me çmim të lartë! Braçe: Mbroni fermerin me bursë për bujqësinë, çmimet në dorë të grumbulluesve


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT