Mbretëresha e popit Madonna është intervistuar nga mediat më prestigjioze në botë duke filluar nga "Vanity Fair" se deri të "New York Times".

Por ka qenë një fans, i cili ka bërë që këngëtarja të shprehë diçka që nuk i ka shkruar në mendje asnjë njeriu.

Në një bisedë online në faqen e internetit “Reddit” ajo ka deklaruar se ka ëndërruar në shtratin e saj një nga meshkujt më të bukur në botë Brad Pitt.

madonna

Ajo ka shokuar me mijërsa persona që kanë dëgjuar këtë lajm në media të ndryshme.

“Brad Pitt dhe unë jetonim bashkë, ndërkohë që me ne në krevat ishte edhe një fëmijë bjond. Më vjen keq Angelina, ishte vetëm një ëndërr”, ka thënë këngëtarja.

brad pitt

Kjo sigurisht që ka qenë vetëm një ëndërr, pasi Pitt është në një lidhje shumëvjeçare me Angelina Jolie, ndërkohë që vetë këngëtarja po përjeton një histori dashurie me Brahim Zaibat.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)