DASH ka njoftuar kontrollin e vazhdueshëm për të gjithë individët edhe pas marrjes së vizës duke paralajmëruar se kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën amerikane do të dëbohet.
“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizave. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për të siguruar që ata që ndjekin të gjitha ligjete dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së me do tua heqim vizat dhe do ti dëbojmë’ thuhet në paralajmërimin e DASH, të shpërndarë edhe nga ambasada amerikane në vendin tonë.
Zyra diplomatike e SHBA në Tiranë thotë se kjo është një lëvizje për ta ‘bërë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese’.

Departamenti i Shtetit të SHBA angazhohet për të bërë Amerikën më të sigurt përmes politikave të rrepta. Një masë kyçe është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke siguruar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë.
Prej datës 1 Prill 2022 vizat që do të lëshohen nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për shtetasit shqiptarë kanë afat 10-vjeçar nga 3 që kishin më parë.
Postimi i Ambasadës amerikane në profilin X
Komente

