Njësia Ceremoniale e FSK-së me uniformën e re me elemente tradicionale në pritje të gjeneralit të NATO-s-PRISHTINË, 15 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Ministri në detyrë i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, priti në takim zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian Bradshaw.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës për nder të gjeneralit të NATO-s organizoi ceremoni zyrtare, e veçanta e së cilës ishte se Njësia Ceremoniale e FSK-së, për herë të parë sot, ka mbajtur të veshur uniformën e re me elemente tradicionale.
Gjatë takimit të përbashkët, sipas njoftimit dërguar nga Ministria, Çeku e informoi gjeneralin e NATO-s Bradshaw mbi të arrituar, duke u shprehur se FSK-ja është tregimi më i suksesëshëm i Kosovës së pavarur. "Ne jemi afirmuar si forcë për të mirë në vend, rajon si dhe partner i besueshëm i NATO-s", tha ministri i FSK-së. Gjithashtu ministri Çeku, gjatë takimit, e falenderoi gjeneralin Bradshaw për mbështetjen që NATO i ka dhënë FSK-së si dhe kërkoi nga ai që kjo mbështetje të vazhdojë dhe të rritet edhe më tutje, e sidomos tani që po hyn në një fazë të re të zhvillimit.
"Presim që NATO ta ndihmojë Republikën e Kosovës në ngitjen e kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes, në vendosjen e raporteve formale të partneritetit (anëtarsimi në Partneritet për Paqe-PFP)", u shpreh ministri i FSK-së.
Gjithashtu, ministri Çeku kërkoi qasje në shkolla të NATO-s, ushtrime, si dhe Kosova të marrë pjesë në misione paqëruajtëse të NATO-s. Ministri Çeku e siguroi zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneralin Adrian Bradshaw se Kosova po ecën drejt marrjes së pergjegjësive për sigurinë e vet.
Ai tha edhe se, "Kosova ende ka nevojë për mbështetjen, asistencën dhe këshillën e NATO-s në mënyrë që të evoluojmë bashkë me NATO-n, duke ditur edhe faktin se populli i Kosovës dhe qeveria e vendit e ka synim anëtarësimin në NATO".
Gjenerali Bradshaw tha se NATO e çmon aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO si dhe çmon gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione paqësore. Ai tha se ka parë perparime shumë të mëdha në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe për këtë ndjehet i lumtur për arsye se NATO-ja është e angazhuar këtu për një dekadë e gjysmë. Gjithshtu, gjenerali Bradshaw theksoi punën e gjatë të përbashkët me ministrin Çeku si edhe me organizatën në terësi, marrëdhëniet e mira dhe shumë pozitive të cilat duhet vazhduar edhe më tutje. Gjenerali Bradshaw tha se FSK-ja do të ecë përpara në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe se bashkëpunimi dhe mbështetja nga ana NATO-s nuk të mungojë. /ATSH/
/Shqiptarja.com